Melisa Lleshi deklaron se nuk do të martohet kurrë për këtë arsye

Mediale Vip

Melisa Lleshi deklaron se nuk do të martohet kurrë për këtë arsye

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:30
Melisa Lleshi

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ Melisa Lleshi është komentuar herë pas herë për jetën e saj private, duke nisur që nga lidhjet e krijuara në format, e deri tek aludime të tjera.

Mirëpo, teksa ishte e ftuar në “Pardon my french”, Melisa Lleshi tregoi se nuk beson tek martesa, ndaj vetë s’do të martohet kurrë.

E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse ‘nuk do të bëjë celebrim’, ajo u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj.

“Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjeshtë një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare gjatë gjithë jetës.”– tha Melisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat