Pra, këtë gjë bën Tayna para çdo koncerti?

Mediale Vip

Pra, këtë gjë bën Tayna para çdo koncerti?

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:38
Tayna

Tayna është një nga artistet shqiptare që kërkohet shumë në koncerte, brenda dhe jashtë vendit. Këngët e saj janë kthyer tashmë në hite, e preferohen shumë nga të rinjtë.

E mesa duket Tayna nuk është vetëm një këngëtare e mirë, por dhe një vajzë që i pëlqen të lexojë. Ajo ka ripostuar një foto në “instastory”, që tregon atë me libër në dorë, pak orë para koncertit.

”Po mëson për sonte me u pyt në Venom”- shkruhet në foto ku shfaqet Tayna.

Image
Tayna

”Nuk të lënë të lexosh”- shkruan reperja.

Duket se leximi ka ndikuar në krijimin e teksteve të saj, pasi nëse ende nuk e dinit, shumica prej teksteve janë shkruar nga Tayna.

Hiti më i fundit i saj është “Kalle”, projekt i cili deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat