Plas "skandali" në emisionin e Luana Vjollcës, ndjekësve nuk ju shpëtojnë detajet, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Mediale Vip

Plas "skandali" në emisionin e Luana Vjollcës, ndjekësve nuk ju shpëtojnë detajet, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:25
Ishullorëve të cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona

Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët. 

Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët të cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.

Por telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë.

Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

Image
Ishullorëve të cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat