Rrjeti po zien/ “Big Brother VIP” kopjon menjëherë “Ferma VIP”, ja për çfarë bëhet fjalë

Mediale Vip

Rrjeti po zien/ “Big Brother VIP” kopjon menjëherë “Ferma VIP”, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 24 mars 2024 Në ora: 23:02
Ilustrim

Nisja e formatit të shumëpritur “Ferma VIP”, që bëri bashkë 16 konkurrentë mjaft të njohur dhe më në zë të momentit, u prit mjaft mirë nga publiku.

Situatat e krijuara dhe lloji i formatit po pëlqehen shumë nga publiku, aq sa komentet iu adresuan edhe formatit të “Big Brother VIP”, që me sa duket janë ‘provokuar’ nga programi rival.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, produksioni kishte përgatitur një suprizë për Rozën, një copëz fshati dhe natyre brenda shtëpisë.

Por, teksa çdo surprizë që bëhet dhe çdo instalacion që vendoset një natë më parë, normalisht çmontohet ditën pasardhëse. Kjo nuk ndodhi me “mini-fshatin”, aq sa sot produksioni lejoi që banorët ta shijonin atë dhe audienca nuk i kurseu komentet.

Me sa duket, “Ferma VIP” paska shërbyer si frymëzim edhe për Big Brother VIP, format që sipas audiencës këtë vit ka shfaqur agresivitet dhe dhunë, në pjesën më të madhe.

Ndërkohë “Ferma VIP” po tregon se nuk duhen episode dhune që të tërheqë audiencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat