Brad Pitt flet për ndarjen nga Angelina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt flet për ndarjen nga Angelina Jolie

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:50
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Brad Pitt ka folur pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie.

Aktori 53-vjeçar u tregua i sinqertë ndaj emocioneve të tij dhe statusit të familjes pas ndarjes dramatik.

“Nuk kam sekrete. Nuk kam asgjë për të fshehur. Jemi njerëz. Nëse nuk flasim për këto gjëra, atëherë ne nuk bëhemi mirë”, ka thënë ai për Associated Press.

Brad shpjegoi se ai dhe Angelina janë duke “zbuluar konfigurimin e ri të familjes” ku përfshihen gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët e tyre Vivienne dhe Knox.

“Fëmijët janë gjithçka. Fëmijët janë jeta juaj. Ata marrin gjithë fokusin, siç duhet gjithsesi”, tha ai.

Brad shtoi: “Unë nuk jam vetëvrasës apo diçka e tillë. Ka ende shumë gjëra të bukura në botë dhe shumë dashuri. Dashuri për të dhënë. Është mirë. Është thjesht jeta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat