Liderët “suprem” vendosin diktatin: Ja si do ndahen punët

Mediale Vip

Liderët “suprem” vendosin diktatin: Ja si do ndahen punët

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:22
Lupçe dhe Katerina

Lupçe dhe Katerina kanë marrë mandatin e dytë të liderit të shtëpisë dhe me eksperiencën e fituar nga hera e parë, ata kanë vendosur që t’i bëjnë gjerat e qarta në shtëpi “se kush komandon”.

Herën e parë ata u përpoqën që të sillnin demokracinë brenda shtëpisë duke pritur këshilla nga banorët, por këtë herë ata kanë vendosur të veprojë ndryshe.

“Në radhë të parë do flas. Shumë faleminderit për ato që na zgjodhën si lider edhe ata që s’na zgjodhën”, u shpreh Lupçe. Ndërsa Katerina thekson se ndryshe nga javët e kaluara, “puna e liderit nuk do funksionojë me të shkruar, por çdo gjë do të vendoset në moment”.

Por banorët të frikësuar se nga ky vendim mund ta pësojnë të bëjë edhe vetëm një person të gjitha punët, përpiqen ta sqarojnë këtë pikë.

“Mos e vrisni mendjen se do mundohem që situata të jetë në kontroll”, shprehet Lupçe, pasi Marjusi e pyet se nëse “mund të qëlloj që njeri gatuan apo lan enët të bëjë edhe punë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat