Malia Obama mbrohet nga Chelsea dhe Ivanka

Mediale Vip

Malia Obama mbrohet nga Chelsea dhe Ivanka

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 06:44
Malia Obama me te dashurin

Vajza e madhe e ish presidentit amerikan Barack Obama – Malia Obama, ka pranuar mbështetje nga Vajzat e Para të Shtetit – Chelsea Clinton dhe Ivanka Trump, pasi është parë duke u puthur me të dashurin e saj dhe duke tymosur cigare në kolegjin Harward.

Derisa ishte duke marrë pjesë në një lojë futbolli në kolegjin e saj, vajza 19-vjeçare e Barack-ut është parë të sillet si një studente normale kolegji.

“Jeta private e Malia Obamas , si një vajzë e re, student kolegji, qytetare private, nuk do të duhej të ishte karremi juaj për të tërhequr klikime”, shkroi Chelsea Clinton në Twitter.

Ivanka po ashtu reagoi, duke ia kushtuar një status: “Malia Obamas do të duhej t’i ofrohej e njëjta privatësi si moshatarëve të saj. Ajo është e re, e rritur dhe qytetare private, si dhe nuk duhet të jetë e kufizuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat