Prej kohësh po flitet se këngëtarja Elvana Gjata është fejuar, por unazën e saj floriri, fansat e dalluan vetëm në postimet e bëra një ditë më parë në profilin e “Instagram”-it.
Gjata, e cila së fundmi është duke provuar edhe aftësitë e saj në aktrim, është duke xhiruar një film me moderatorin Ermal Mamaqi. Elvana dje publikoi 5 foto ku shfaqet vetëm profili i saj dhe detaji që tërheq më shumë vëmendjen është unaza në gishtin e fejesës së dorës së djathë.
Ndjekësit e saj e kanë vënë re unazën dhe menjëherë kanë pyetur këngëtaren nëse është fejuar. Ndërsa të tjerë e kanë uruar. E teksa shumica prej fansave e panë unazën vetëm në fotot e fundit, në fakt Elvana e ka në gisht që prej një muaji.