Adrian Gaxha dhe Onati, mbi 20 milionë klikime me “Lujmi Krejt”

Mediale Vip

Adrian Gaxha dhe Onati, mbi 20 milionë klikime me “Lujmi Krejt”

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 08:43
Adrian Gaxha dhe Onat

Këngëtari Adrian Gaxha dhe reperi Onat, në prill të këtij viti publikuan këngën “Lujmi Krejt”, e cila u prit shumë mirë nga fansat.

Personazhi satirik brenda klipit, Flakron Aliu, i bënte shumë për të qeshur njerëzit, duke e bërë kështu klipin edhe më të shikuar.

Dhe tani pas disa muajsh, shifrate klikimeve që kjo këngë numëron në YouTube, janë vërtet të larta.

Dyshja në fjalë kanë bërë të ditur se ky projekt i tyre ka arritur shifrën e 20 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Ka qenë vetë këngëtari shkupjan, ai i cili i lumtur për suksesin vendosi të ndajë me fansat një fotografi të klipit në YouTube.

“20 milionë”, shkruante ai në mbishkrimin e fotografisë, duke i falënderuar fansat kështu për mbështetjen e madhe.

Përndryshe, pritet që së shpejti, Adrian Gaxha të sjellë edhe një tjetër projekt të ri për fansat. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat