Klea dedikim plot dashuri, por jo për Elgitin

Mediale Vip

Klea dedikim plot dashuri, por jo për Elgitin

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:35
Kela Huta

Është një nga moderatoret më të dashura shqiptare dhe gjithnjë është në qendër të vëmendjes sa i përket jetës profesionale, por edhe asaj private.

Këtë herë Klea ka bërë një dedikim të ndjerë dhe plot dashuri por jo për partnerin e saj Elgit Dodën, por për nënën e saj. 

“Po ti je bota ime o mirësia ime. Je buqeta më e bukur që kam parë ndonjëherë. Vetëm ty dua tët shoh të lumtur , ti të jesh më e lumtura në botë ... Ti do kishe jetuar gjithë jetën në lëndina me lule e kopshte të mëdha, kurse unë do doja të qëndroja përjetë në prehërin tënd ma. Faleminderit Zot për çdo ditë që të kam,”-përfundon Klea në rrjete sociale. Së shpejti ajo pritet të nisë një projekt të ri televiziv në Top Channel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat