Melinda Ademi publikon këngën e re “Palo”, një ‘diss’ për reperet e reja?

Mediale Vip

Melinda Ademi publikon këngën e re “Palo”, një ‘diss’ për reperet e reja?

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:00
Melinda Ademi

Reperja e re, Melinda Ademi, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzkor.

“Palo” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe hip hop. Kënga është punuar nga producentët The Daltons, Niklas Neumann dhe Lex Barkey.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet Melinda, Tonic dhe Denk.

“Palo” është vizualizuar edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin këngëtarja Ademi vjen mjaft tërheqëse me performancën e saj.

Teksti i këngës është mjaft thumbues, madje duket si një “diss” drejtuar kolegeve të saj.

Melinda ka qenë aktive gjatë verës me projekte muzikore, ndërsa ka qëndruar në heshtje sa i përket debateve dhe thumbave kundrejt kolegeve deri më tani.

Mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga reperet tjera lidhur me këngën e saj.

Për anën vizuale të projektit “Palo”, janë kujdesur produksioni kosovar Entermedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat