Receta natyrale që ju ndihmon të zhbllokoni arteriet dhe të reduktoni kolesterolin

Mjekësi alternative

Receta natyrale që ju ndihmon të zhbllokoni arteriet dhe të reduktoni kolesterolin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 17:43
Ilustrim

Bllokimi i arterieve është një nga rreziqet kryesore të shëndetit tonë. Edhe pse fillimisht nuk paraqet ndonjë simptomë, mund të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse, e cila gjithashtu shkakton sëmundje serioze të zemrës.

Arteroskleroza, d.m.th. akumulimi i pllakës në muret arteriale zvogëlon rrjedhjen e gjakut që qarkullon nëpër arterie, duke rritur presionin që duhet të mbajnë. Për më tepër, nuk lejon ardhjen e gjakut të pasur me oksigjen në organet e tjera të trupit.

Është e rëndësishme, veçanërisht për moshën e vjetër, që të kontrolloni shpesh presionin e gjakut, nivelet e triglicerideve dhe kolesterolin në gjak. Një kontroll i thjeshtë që mund të na shpëtojë jetën.

Për të ruajtur shëndetin e zemrës, është e nevojshme të shmangni një stil jetese të ulur, të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe të ndryshoni stilin tuaj të jetës. Këto ndryshime mund të shoqërohen me pijen që sugjerojmë më poshtë, e cila ndihmon në eliminimin e yndyrës së akumuluar dhe kolesterolit nga arteriet.

Përbërësit: 1 shegë, 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 gotë ujë dhe lëngu i një limoni. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe piheni në moment.

Kjo pije duhet konsumuar esëll në mëngjes, për të paktën dy javë rresht. Shega është e pasur me vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra, dhe është shumë e dobishme për rregullimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit. Aloe vera ka veti shëruese dhe anti-inflamatore, dhe na ndihmon të rregullojmë presionin. Limoni, alkalizues dhe antioksidues, ndihmon në luftën kundër depozitimit të kolesterolit në arterie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat