Fryrje barku? Jo më, nëse konsumoni këto 4 ushqime - Bota Sot
Fryrje barku? Jo më, nëse konsumoni këto 4 ushqime

Mjekësi alternative

Fryrje barku? Jo më, nëse konsumoni këto 4 ushqime

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Ndjenja e “të fryrit” të stomakut është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori që konsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.

Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.

Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...