Çaji termogjenik me shafran dhe kanellë që shpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën - Bota Sot
Çaji termogjenik me shafran dhe kanellë që shpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën

Mjekësi alternative

Çaji termogjenik me shafran dhe kanellë që shpejton metabolizmin dhe djeg yndyrën

Më: 15 janar 2020 Në ora: 18:11
Ilustrim

Çajrat natyralë bimorë janë aleatë të shkëlqyeshëm të shëndetit tonë. Të pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese, ato na ndihmojnë të forcojmë imunitetin, të lehtësojmë inflamacionin dhe, në disa raste të humbasim më shumë peshë.

Ky është rasti i çajit bimor me kanellë dhe shafran Indie, pija që parandalon formimin dhe akumulimin e yndyrës falë polifenoleve, të cilat kontribuojnë në metabolizmin e vetë yndyrës. Çaji bimor me kanellë dhe shafran ka një efekt termogjen, dhe për këtë arsye është i aftë të rrisë temperaturën e trupit, duke nxitur djegien e yndyrës. Është gjithashtu shumë efektiv në përshpejtimin e metabolizmit.

Përbërësit e çajit bimor: një majë kanelle, lëngu i gjysmë limoni, gjysmë lugë mjaltë organik, gjysmë lugë çaji shafran Indie dhe 250 ml ujë të nxehtë.

Përgatitja: Vendosni ujin për të zier, pastaj shtoni të gjithë përbërësit përveç lëngut të limonit. Lëreni të ziejë për 7-8 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit dhe pijeni ndërkohë që është akoma i nxehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat