10 këshilla për ta rritur rezistencën tuaj

Mjekësi alternative

10 këshilla për ta rritur rezistencën tuaj

Nga: Edona Lloncari Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Në çdo stine te vitit eshte e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje forcës suaj fizike, por me se shumti atehere kur eshte kohe e  ftohte.

Duke u kujdesur mirë për veten, do të keni mundësi të shpëtoni nga gripi, dhe smundje te ndryshme dhe të përfitoni plotësisht nga energjia juaj! 

Ndjekni këto 10 këshilla, qe ti jepni metabolizmit tuaj një nxitje!

1. Hani perime nga të gjitha ngjyrat

Ju me siguri e dini rekomandimin e ushqyesve: "Hani 250 gram perime në ditë, është e mirë për shëndetin tuaj"! Për të arritur këto 250 gram, është e mençur të "shperndani ne disa here" konsumin tuaj gjatë ditës. Prandaj, mos prisni për darkën e mbrëmjes, por filloni të hani perime herët në mëngjes! Preferoni kastravecin në sanduiçin tuaj të mëngjesit, domate të vogla, speca ose një sallatë,...? Gjithçka ka rëndësi! 

Nuk keni kohë? Për një nxitje të shpejtë dhe të fuqishme "me perime", vendosni në çantën e tuaj një  stik #ForeverSupergreens. Hedhni këtë përzierje prej 20 perimesh në ujë dhe ja doza juaj e perimeve eshte e siguruar.

2. Vendosni një shportë frutash në pamje, mos i mbani ne nje vend te fshehur

Fatkeqësisht, konsumimi i frutave nuk është aq i thjeshtë dhe shpesh nuk ju akordojm rendesine e mjaftueshme

Bëni jetën tuaj më të lehtë duke vendosur fruta të freskëta në shtëpinë tuaj, ne nje vend ku syri i sheh.  Nje molle, nje pjeshke, apo nje portokall i bukur, do t’ju bej me sy.  E pamundur t’i rezistoni. 

Një tjetër këshillë për t'ju ndihmuar: vendosni frutat në një shportë të bukur frutash, ajo edhe do e dekoratoj tryezën tuaj edhe do t’ju terhek qe te konsumoni frutat qe keni hedhur ne shporte.

Ju gjithashtu mund të përgatisni një smoothie të shijshem edhe me fruta të ngrira. Në ditët e sotme, ju mund të gjeni të gjitha llojet e frutave të ngrira në supermarkete!  Mos keni merak qe kan humbur vlerat ushqyese me faktin qe jan te ngrira, jo, perkundrazi ato kan shume vitamina te ruajtura, vet faktit qe jan te ngrira.  

Edhe shija nuk do mungoj.

3. Jepini trupit tuaj ate qe ka nevoje, dmth vitamina dhe minerale per te qen i forte dhe te keni energji maksimale. 

Mund të jetë e vështirë për të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet nga ushqimi juaj i përditshem! Konsideroni plotësimin e dietës tuaj të shëndetshme të përditshme me një shtesë ushqyese cilësore. Merrni për shembull #ForeverDaily, një shtese e ekuilibruar, e cila do t'ju ofrojë 100% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminave B2, B6, C dhe E...

4. Sigurohuni që të merrni vitaminën D

Për shkak të ditëve më të shkurtra në vjeshtë dhe dimër, lëkura jonë është më shume pak e ekspozuar ne diell. Përveç kësaj, ne jetojmë shumë më tepër brenda gjate stinëve të ftohta. Dhe, kjo është arsyeja pse ne kemi me shume nevoje per vitaminën D. Për fat të mirë, ju mund t’beni diqka per te ritur vitaminen D ne trup.  Sigurisht, të dilni sa më shpesh që të jetë e mundur gjatë ditës. Por ngrënia e peshkut yndyror dhe e vezeve me shpeshe

eshte gjithashtu një burim i mirë i vitaminës D.  Mund te preferoni gjithashtu suplementin ushqyes #arcticsea !

5. Dilni nga shtrati/ divani

Të qendruarit ulur nuk është e mirë për shëndetin tuaj. Prandaj ngrituni nga divani dhe levizni! Merni bicikleten, shkoni notoni, dilni per te ecur ose shkoni në palestër ... nuk eshte e rendesishme qka, vetem levizni !  A e dini se ushtrimi fizik është një armë efektive kundër stresit dhe gjithashtu ndikon pozitivisht tek shendeti ne pergjithsi, andaj pse mos t’ushtroni nje aktivitet fizik? 

6. Shijoni ajrin e jashtem

Dalja jashtë ka një ndikim të madh në rezistencën tuaj fizike dhe gjendjen shpirtërore. Prandaj, dilni ! Shëtisni në pyll, bëni shopping ose shkoni në një shëtitje gjatë pushimit tuaj të drekës. Merni ajr te pastër për të rikthyer idetë tuaja në vend. Sigurohuni që të mbuloheni mirë nese eshte ftohte. 

7. Lani duart sa më shpesh

Në vjeshtë, apo dimer ne jetojmë më shumë brenda dhe dritaret mbyllen më shpesh. Bakterjet prandaj qëndrojnë më lehtë në shtëpi dhe viruset kapen më shpejt. Për të zvogëluar rrezikun e ftohjes ose gripit, është e rëndësishme të lani duart rregullisht. A udhëtoni shpesh dhe merrni shumë transportet publike? Vendosni një xhel për pastrimin e duarve në çantën tuaj. #handsanitizer nga Forever Living eshte perfekt per pastrimin/ dezinfektimin e duarve, ai ka një aromë të freskët limoni dhe përmban përbërës qetësues dhe hidratues siç janë aloe vera dhe mjalti. Në këtë mënyrë gjithmonë ju garantohet të keni duar të pastra, të freskëta dhe te hidratuara !

8. Ndonjehere mos beni asgjë, vetem shijojeni qetsine dhe pasivitetin total

Gjatë ditës jemi shume aktiv, dhe marrim shumë informacione, kjo eshte ngarkese per psiqiken tone.  Shumë njerëz vrapojnë gjate ditës me një listë të pafundme të veprimeve që nuk ndalen kurrë. E njef dikend qe eshte kshtu? Te duket vetja kshtu? Përpiquni që me të vërtetë të lironi kohë vetëm për ju, merni takim me veten tuaj dhe vetem me veten tuaj. Sigurohuni që të relaksoheni vërtete pa u shqetësuar. Fikni celularin tuaj dhe shtrijuni në shtrat me një libër të mirë dhe një filxhan çaji, psh #herbaltea

9. Keni një natë të mirë

Pushimi është jashtëzakonisht i rëndësishem.

Eshte gjate natës që ne rikuperojmë më se shumti andaj eshte e rendesishme te kemi gjume kualitativ. Shumica e njerëzve kanë nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë ne natë, disa edhe më shumë por dikuj i mjaftojn edhe me pak.  E rendesishme eshte kualiteti dhe jo kuantiteti.

Prandaj, përpiquni të shkoni në shtrat në kohë dhe të mos përdorni telefonin tuaj celular ose të ekspozoheni para ekraneve para se të shkoni në shtrat !

Preferoni nje muzike te lehte, apo lexoni diqka.

10. Mos harroni të përfitoni nga momenti i tanishëm! 

Qeshni, argëtohuni, admironi natyrën dhe kaloni kohë të mirë me miqtë dhe familjen tuaj. Jetoni në momentin e tanishëm, "këtu dhe tani"! Adoptimi i një qëndrimi pozitiv është sigurisht pasuria më e mirë për rezistencë të mirë fizike!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat