Shpresa të reja kundër Covid-19 nga shkencëtarët në Padova

Mjekësi alternative

Shpresa të reja kundër Covid-19 nga shkencëtarët në Padova

Nga: Gëzim Muçolli Më: 16 prill 2020 Në ora: 18:04
Andrea Alimonti

Fondacioni për Kërkime të Avancuara Biomjekësore (VIMM, Instituti i Mjekësisë Molekulare i Venetos), në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Padovës, ka gjetur një qasje të re farmakologjike për të ndaluar Coronavirus .

Grupi hulumtues i drejtuar nga prof. Andrea Alimonti, profesor ordinar i farmakologjisë (Departamenti i Mjekësisë), ka zhvilluar një hipotezë premtuese të lindur me bashkëpunimin e profesorëve Francesco Pagano urolog , Monica Montopoli farmakologe dhe Sara Richter, virologe dhe mikrobiologe e Departamentit të Mjekësisë Molekulare.

Sipas Prof. Alimonti kanë ardhur deri te ky rezultat gjatë studimit të metodave onkologjike në urologji ku kanë gjetur se enzima TMPRSS2, e cila studiohet si një marker tipik i kancerit të prostatës është një nga proteinat që përdor koronavirusi per të infektuar qelizat në trupin e njeriut . Dhe ne kemi frenuesit (inhibitorët) specifikë përdoren në terapinë onkologjike.

Tash në dritën e provave që kjo terapi është në gjendje të ndalojë zhvillimin e kancerit të prostatës, ajo gjithashtu mund të rezultojë e efektshme kundër infeksionit me Sars-CoC-2 ".

Sipas deklaratës së bërë sot nga Governatori i Regjionit Veneto Luca Zaia në konferencën e rregullt per shtyp të Mbrojtjes Civile në Marghera të Venecias, Instituti i Mjekësisë Molekulare (VIMM) i Venetos , në bashkëpunim të ngushtë midis Rajonit Veneto dhe Universitetit të Padovës, po verifikon të dhënat nga rezultatet dhe testet e kryera në më shumë se 100 pacientë me kancer të prostatës në mesin e pacientëve Covid-19. Rezultatet që po dëshmohen janë shumë interesante dhe së shpejti do të publikohen nga Universiteti i Padovës dhe Regjioni Veneto.

Kjo është edhe një dëshmi se aty ku është investuar në studim dhe zhvillim rezultatet janë sukses i patriotizmit lojkal dhe traditës tetëqindvjeçare të Universitas Patavina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat