A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë? Zbuloni përgjigjen

Mjekësi alternative

A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë? Zbuloni përgjigjen

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjenës shtëpiake. Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin. Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.

Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë. Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrnat. E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.

Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit. Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.

Problemet Që Mund Të Shkaktojë Uthulla
Sipas të dhënave edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti. Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha. Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët. Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.

Rënia Në Peshë Vetëm Nëpërmjet Aktivitetit Fizik Dhe Ushqyerjes Së Shëndetshme
Nëse mendoni se ka një magji të mirëfilltë që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni. Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve. Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.

Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni. Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë. Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë. Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat