Ndaloni menjëherë së puthuri fëmijët tuaj në buzë, këshillojnë psikologët

Mjekësi alternative

Ndaloni menjëherë së puthuri fëmijët tuaj në buzë, këshillojnë psikologët

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:02
foto ilustrim

Kohë më parë, Victoria Beckham, postoi një foto të saj duke puthur në buzë të bijën, për t’i uruar asaj ditëlindjen. Ky veprim solli diskutime të nxehta në komentet e këtij postimi nëse është i pranueshëm një gjest i tillë apo jo. Mjekët thonë që fëmijët duhet të ndihen të sigurtë dhe të dashur në mjedisin familjar, por nga ana tjetër puthja në buzë nuk është ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore.

Ja çfarë mendimi kanë psikologët e fëmijëve për këtë mënyrë të shprehjes së dashurisë prindërore.

1. Fëmijët mund të mos menaxhojnë kufijtë e tyre personalë

Buzët dhe goja janë kufinjtë personalë të trupit të një fëmije, kështu shpjegon psikologia Charlotte Reznick. Kur puthni një fëmijë në buzë, ju i tregoni se kufinjtë e trupit të tij janë të hapur dhe se dikush mund të hyjë në territorin e tyre pa asnjë problem.

Kështu, prindërit mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë “sindromën viktimë” me paaftësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë e tyre personal.

2. Fëmijët mund të marrin infeksione të rrezikshme përmes puthjes në buzë

Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë shumë. Meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës.

3. Fëmija mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë si një shprehje e simpatisë

Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë si i keni mësuar në shtëpi jashtë rrethit familjar duke puthur fëmijë të tjerë ose të rritur në buzë, si një mënyrë për të shprehur simpati. Psikologia tregon se, edhe pse është një gjest i pafajshëm nga ana e prindërve, fëmijët do e mësojë këtë gjest, duke i imituar prindërit. Kështu që, ata mund të përpiqen të përsërisin të njëjtin gjest me të tjerët. Kjo është arsyeja pse psikologët rekomandojnë që prindërit të puthin fëmijët në faqe ose në ballë.

Po ju a mendoni se puthja e fëmijëve në buzë është e pranueshme? Nëse po, deri në cilën moshë? Ne do të ishim të lumtur të dinim mendimin tuaj mbi këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat