Të gjithë e keni dëgjuar këtë, por sa është e vërtetë? Nëse jo, sa duhet të pini ujë?

Mjekësi alternative

Të gjithë e keni dëgjuar këtë, por sa është e vërtetë? Nëse jo, sa duhet të pini ujë?

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Foto Ilustrim

Çdo vit, njerëzit pinë më sumë se 4 trilionë metra kub ujë, por a nevojitet gjithë ai ujë, shkruan “BrightSide”.

Secili e ka dëgjuar se duhet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë, por kjo nuk është edhe aq e saktë, transmeton lajmi.net.

Si shkak se i gjithë trupi i njeriut është i përbërë më së shumëti nga uji, teoria se na duhet ujë për ta mbajtur atë të shëndetshëm u bë shpejtë e njohur.

8 gota ujë në ditë rrjedh sepse është “mesi i artë” për të gjithë.

Kjo do të thotë se trupi juaj mund të ketë nevojë për më shumë ose më pak ujë se kaq.

Janë disa faktorë që e ndikojnë nevojën e trupit për ujë, siç janë: gjinia, mosha, ushtrimet që bëni, ambienti ku jetoni, gjendja e përgjithëshme shëndetësore etj.

Si ta kalkuloni se sa ujë ju duhet në ditë?

Kalkulimi i sasisë së ujit që duhet të pini gjatë ditës është shumë e thjeshtë, juve iu duhet të shumëzoni peshën tuaj me 0.033 dhe ajo është sasia e ujit që duhet të pini në litra.

Gjithashtu mbani mend, për të iu punuar metabolizimi më mirë gjatë gjithë ditës, konsumoni dy gota ujë në mëngjes pa ngrënë asgjë.

Ekspertët thonë se kjo është sasia e pergjithshme e ujit që ju duhet të konsumoni, pra ajo mund të zënvëndësohet me diçka tjëter.

Kjo do të thotë se nëse ju konsumoni lëngje, kafe, supë, çaj etj, nuk keni nevojë të konsumoni edhe këtë sasi të ujit veçmas.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat