Uthulla e mollës ju ndihmon të humbni peshë dhe të ruani shëndetin e stomakut

Mjekësi alternative

Uthulla e mollës ju ndihmon të humbni peshë dhe të ruani shëndetin e stomakut

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Ilustrim

Uthulla e mollës ka rezultuar të jetë shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut,por vitet e fundit vëmendjen më të madhe e ka marrë në rolin e saj për humbje në peshë.

Ka shumë kërkime shkencore që e mbështesin faktin se uthulla e mollës ju bën të humbni peshë!

Përveç humbjes në peshë, ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e yndyrës në zonën e barkut dhe rregullon nivelin e triglicerideve në gjak.

Uthulla e mollës përmirëson aftësinë absorbuese të sheqerit në gjak, gjithashtu përmirëson ndjeshmërinë e qelizave ndaj insulinës.

Është gjithashtu e pasur me acid acetik, që natyrisht bllokon thithjen e niseshtesë dhe sheqerit.

Dhe, sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, uthulla e mollës mund të kontrolloj oreksin tuaj.

Për të arritur këto rezultate ju duhet ta merrni uthullën para ngrënies.

Është e rekomanduar që të holloni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë dhe pini para çdo vakt kryesor.

Mos merrni kurrë më shumë se 3 lugë në ditë. Uthulla e tepërt mund të sulmojë stomakun nëse e teproni, duke shkaktuar irritim, ose djegie të stomakun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat