Këshilla e dermatologut: Perimet e gjelbra lehtësojnë inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë

Mjekësi alternative

Këshilla e dermatologut: Perimet e gjelbra lehtësojnë inflamacionin dhe skuqjen në fytyrë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Mund ta përmirësoni lëkurën tuaj nëse i bëni disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetës, të tilla si marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe zvogëlimi i stresit

Gjithashtu, duke konsumuar sasi të mëdha të perimeve të gjelbra, ju mund të zvogëloni inflamacionin dhe skuqjen.

Dr. Muneb Shah ka thënë për Insajderin se një dietë e pasur me perime mund të japë rezultate më të mira.

– U rekomandoj njerëzve që të rrisin konsumin e perimeve të gjelbra siç janë brokoli dhe spinaqi për një lëkurë me dukje më të mirë, thotë ai.

Nëse hani sasinë e duhur të perimeve të gjelbra, mund të jeni i sigurt se do të merrni të gjithë klorofilin e nevojshëm.

Shahu shpjegon se perimet janë të rëndësishme sepse antioksidantët e bimëve mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe skuqjen.

Antioksidantët mund të ndihmojnë lëkurën të riparohet më shpejt, gjë që mund të zvogëlojë skuqjen ose ënjtjen në fytyrë, por gjithashtu lehtëson vragat e puçrrave.

“Për shkak të vetive të tyre shëruese, perimet e përfshira në një dietë të ekuilibruar mirë mund të zbardhin vragat e akneve falë klorofilit “, thotë dr. Shah.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat