Anemia mund të kurohet me këto receta popullore

Mjekësi alternative

Anemia mund të kurohet me këto receta popullore

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Me anemi kuptojmë pakësimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut qarkullues ose ulje e përqindjes së hemoglobinës.

Si pasojë e kësaj pakësohet përqendrimi i oksigjenit në gjak dhe në inde, duke favorizuar infeksionet e ndryshme.

Anemia mund të jetë si rrjedhojë e gjakderdhjeve të menjëhershme dhe të plagosjeve të ndryshme, ose gjakderdhjeve të vogla, por të vazhdueshme.

Kjo mund të ndodhë (nga zorrët, stomaku, mushkëritë, mitra, majasëlli etj). Edhe nga mosmarrja prej organizmit e lëndëvetë ndryshme, të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, sidomos të hekurit.

Shenjat e kësaj sëmundje janë të njejta dhe kanë të njejtat ankesa. Llojet e anemisë përcaktohen më saktë vetëm nga analiza laboratorike të gjakut, ku do të konstatohet numri i rruazave të gjakut.

Të sëmurët kanë lëkurë dhe mukoza të zbehta, lodhen shpejt, kanë këputje, kanë apati, nuk kanë oreks, kanë ulje të presionit arterial, rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marrje mendsh, sytë me miza, te femrat mund të ketë mosardhje të menstruacioneve ndërsa te meshkujt pamundësi seksuale.

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur kujdes dhe duhet kufizuar puna fizike. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati.

Kushtet duhet të jenë të mira, dhoma e pastër, e ajrosur, me diell, shëtitje në vende malore dhe me gjelbërim. Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina sidomos me proteina.

Vezë, peshk, qumësht, gjalp i freskët, lakra, spinaq, karota, brokoli dhe fruta.

Në mjekësinë populloe përdoren shumë bimë që shërbejnë për të ndihmuar shumë në anemi, sidomos në përmirësimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Mjekime popullore

Merrni 1-2 lugë kafeje të bimës së pelinit. Hidheni në një gotë ujë dhe ziejeni për 15 min. Përdoreni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rresht, deri në përmirësim të plotë të anemisë.

Merrni 1 lugë me gjethe nga fletët e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në 1 gotë me ujë për 15 min. Kullohet, ëmbëlsohet dhe pini 3 herë nga 1 gotë me çaj të ëmbëlsuar me mjaltë për 1 muaj rresht derisa të përmirësoheni.

Mëlçia është i vetmi produkt blektoral që përmban shumë hekur. Përmban 850 kalori, që ndihmon shumë në përmirësimin e rruazave të kuqe. Çdo ditë duhet të konsumoni 400 gr mëlçi të zezë viçi, të skuqur mirë në tigan. Hani 2 vakte në ditë për 20-30 ditë rresht dhe pastaj bëni një kontroll për analizat e gjakut dhe do vini re se ndryshimi është i madh në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Molla është një frut që ndihmon në kurimin e anemisë. Të konsumoni gjatë ditës 300-400 gr mollë, por është mirë të jenë mollë vendi, sepse efektshmëria është më e lartë.

Porsa arra fillon të rrisë gjethet, fillon menjëherë kurimi i anemisë me to. Merrni 90 gjethe dhe i zieni në 2 litra ujë për 1 orë. Lëngu kullohet mirë dhe i ftohur i jepet të sëmurit 1 filxhan çdo mëngjes esëll, me pak sheqer ose mjaltë. Me këtë vazhdohet 2-3 javë rresht. Me gjethe arre anemikët bëjnë edhe banjo gjatë gjithë muajit maj.

Për shërimin e fëmijëve të dobët e të verdhë, përdorni polenën e pishës. Për këtë merrni 1 lugë gjethe pluhur pishe dhe e përzieni me 1 lugë gjelle mjaltë dhe me 1 filxhan kos. Kjo i jepet fëmijës së sëmurë ditën. Mjekimi vazhdon 4-5 javë rresht, derisa fëmija të përmirësohet.

Merrni 1.5 kg dëllinjë dhe 4 litra e gjysëm uthull të fortë rrushi. I hidhni në një enë dheu. I lini për 40 ditë. pasi kullohet peshoni lëngun e mbetur, e për çdo kg hidni 3 kg mjaltë të pavënë në zjarr, ku lihet derisa të avullohet gjithë uthulla. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit 40 ditë rresht nga 3 lugë esëll, duke e holluar 1 lugë të këtij ilaçi në 3 lugë ujë të ngrohtë.

Anemiku duhet të konsumojë për 1 muaj çdo ditë 6-10 kokrra hurma të pjekura shumë për 1 orë para ose pas buke.

Merrni 1 kg thelpinj lajthie. I thërrmoni dhe i përzieni me 1 kg mjaltë. Çdo ditë merrni 3-4 lugë gjethe. Kjo bëhet për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat