Ky mjet mund të jetë arma e fuqishme kundër COVID-19

Mjekësi alternative

Ky mjet mund të jetë arma e fuqishme kundër COVID-19

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 00:40
Dezinfektuesi afatgjatë

Studiuesit e Universitetit të Floridës kanë zhvilluar një dezinfektues të bazuar në nano-grimca që në vazhdimësi mund të vrasë viruset në sipërfaqe për shtatë ditë – një zbulim ky që mund të jetë armë e fuqishme kundër COVID-19.

Christina Drake, themeluese e “Kismet Techologies”, u inspirua ta krijojë një dezinfektues të tillë pasi shkoi në një dyqan gjatë ditëve të para të pandemisë. Aty pa një punonjës që spërkaste dezinfektues në dorezën e një frigoriferi, dhe më pas duke e fshirë spërkatjen menjëherë.

“Fillimisht mendoja ta krijojë një dezinfektues që vepron shpejtë”, tha ajo, “por folëm me konsumatorët – si doktorë dhe dentistë – për të gjetur se çfarë duan ata nga një dezinfektues. Çfarë kishte rëndësi më së shumit për ta, ishte diçka që zgjat gjatë që do të vazhdonte të dezinfektonte sipërfaqe që preken shpesh, si dorezat e dyerve”.

Në bashkëpunim edhe me ekspertë të tjerë, krijuan dezinfektuesin e projektuar me nano-grimca. Përbërësi është një nano-strukturë që quhet “cerium oxide”, i njohur për vetitë rigjeneruese antioksidues, shkruan phys.org.

Ndryshe nga dezinfektuesit e zakonshëm efekti i të cilëve nuk zgjat, formulimi i nano-grimcave ruan aftësinë për të zhdukur mikrobet dhe vazhdon të dezinfektojë një sipërfaqe deri në shtatë ditë pas një spërkatjeje të vetme me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat