Stresi, pagjumësia, ankthi? Provoni ASMR-në!

Mjekësi alternative

Stresi, pagjumësia, ankthi? Provoni ASMR-në!

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

ASMR-ja përshkruan një fenomen që krijon ndjesi mpirjeje në trupin tuaj

Shkaktarë të ndryshëm zanorë dhe vizualë, të tillë si pëshpëritja, trokitja e thonjve ose shikimi i furçës që lëmon sipërfaqen, mund ta shkaktojnë këtë mpirje.

Është e ngjashme me acarin, të ftohtin që disa njerëz ndiejnë kur dëgjojnë muzikë ose ndjesi mpirjeje që mund të përjetoni kur shikoni një peizazh të madh e të bukur.

Përveçse thjesht ndiheni mirë, ASMR-ja, mund të ketë gjithashtu potencialin për të ndihmuar.

Sipas një studimi të fundit, ASMR- ‘Autonomous Sensory Meridian Response’ mund t’ju ndihmojnë të reduktoni ankthin.

Fenomeni i ri i relaksimit që prej kohësh është përhapur kudo në rrjet ndihmon njerëzit të çlodhen kur dëgjojnë zhurma të çuditshme si pëshpërima, fërkim thonjsh, etj, etj.

ASMR përshkruhet si ndjesi e këndshme e shpimit të gjilpërave që përshkon pjesën e shtyllës kurrizore duke nisur nga qafa. I gjithë trupi çlirohet dhe madje, shumë njerëz e praktikojnë kur e kanë të pamundur të flenë gjumë.

Sigurisht, secili reagon ndryshe ndaj zhurmave të ndryshme, pasi ASMR-ja nuk është për të gjithë. Për disa trokitja e gotave është acaruese, ndërsa për ca të tjerë çlodhëse.

Pas studimit të kryer u arrit në përfundimin se për ata që preferojnë zhurmat e çuditshme, ASMR reduktojnë ankthin dhe gjendjen e rënduar emocionale.

Një video e thjeshtë me zhurma të çuditshme mund të jetë sa efektive aq edhe e përshtatshme për episodet e ankthit. Përtej kësaj, s’ka asnjë disavantazh nëse thjesht e provoni për të kuptuar nëse funksionon ose jo për ju. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat