Lamtumirë, djali ynë i mirë, Izet Demaj

Opinione

Lamtumirë, djali ynë i mirë, Izet Demaj

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:14
Izet Demaj

E njoha Izetin gjatë luftës. Ishte befasi e këndshme, kur ai u përzgjodh për intervistim, nga një agjensi televizive franceze. I ri në moshë, por "plak" në fjalë e mendime: "Jemi gadi të luftojmë, deri në fitoren e lirisë stë plotë", deklaronte i vendosur ushtari rinosh, i Brigadës 138 "Agim Ramadani", në Koshare, Izet Demaj. 

Izeti ishte buzagaz, i çiltër, i sinqetë e fisnik, si vet Familja e madhe dhe shumë e nderuar Demaj, e Vrellës të Istogut. Vullnetarë në luftë, përkrah si vëllait të tij, Rrustem Demaj, ish i burgosur politik, si kuadër i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të krijuara nga hyjnori Rugovë.

Izet Demaj i gatshëm dhe luftarak edhe në shërbimin policor të Kosovës, përkatësish, në Istog. I qetë, modest, fjalëmbël dhe trim i heshtur. Përballja me krimin në rritje, sfidon organet ndëshkuese të gjyqësorit, të cilat, dënimet me burg, i kanë zbritur në dënime me kusht! "Luaje macë kryet e buallit"!

Si rrallëkushi, shuarja jote lëndoi shumë mijëra zemra, përloti mijëra sy. Edhe tani, kur shkruaj këto radhë, zemra shpejton ritmet, faqet i njomë loti. Vallë, kaloi në amshim luftëtari trim i Kosharës lavdiplote, Izet Demaj?! Sa vështirë të pajtohemi me mugesën Tënde fizike! Por, kërkojmë ngushëllim në përjetësinë Tënde heroike. 

Mençurisht reagoi drejtori i Radio-Televizionit "Fontana", Zeqir Mehmetaj: "Mos i përvehtësoni, mos i privatizoni heronjtë. A nuk tingëllon më mirë: Rinia istogase shpehë dhimbje e respekt, me ndezje qirinjësh, në vend-vrasjen e Izet Demaj, Hero i Kosovës?"

Lamtumirë, djali ynë i shumëdashur, Izet. Të kishim si djalë shtëpie. Mungesën Tënde do ta ndjejmë përjetësisht.

Ngushëllime të dlira për familjen Demaj, bashkëvendasit vrellarë e studenicas, Istogun dhe Kosovën mbarë!

Me lot e dhimbje - juaji Idriz Zeqiraj, Mynih, Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat