Në ditën ndërkombëtare të holokaustit

Opinione

Në ditën ndërkombëtare të holokaustit

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:51
Zv. Drejtori i përgjithshëm në MPJ, Astrit Zemaj

Pjesë nga fjalimi im gjatë një vizite pune me ftesë tê Univerzitetit GOETHE në Frankfurt dhe të SHOQËRISË GJERMANE-IZRAELITE ne Gjermani, në cilësinë e pjesmarrësit dhe panelistit në debatet shkencore me ekspert eminent të fushave të ndryshme për Holokaustin, dhe krimet tjera në Evropë pas LDB-re.

Një pjesë e bashkëbisedimit tim rreth temave të trajtuara në lëminë e Holokaustit dhe përfshirjes rreth debatit për Kosovën gjatë vitit 1998/1999, duke pasur parasyshë se në dekadën e fundit të shekullit 20-të, Kosova u perball me gjenocidin më të egër në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

-------------
Pjesë nga diskutimi im:

Krimet më të rënda dhe vrasjet masive deri ne formë të industrializuar, të organizuara me operacione specifike shfarosëse dhe të kordinuara nga aparati më i lartë shtetror regjimit Nacional-Socialist gjatë periudhës së LDB-re, të cilat nderlidhën me emrin e Holokaustit, pa asnjë dyshim mbeten njolla më e errët e historisë së njerëzimit.

Vrasja në forma të ndryshme e miliona Hebrejve( 6.2 milion), në Gjermani dhe në disa nga vendet e Evropës, pastaj fushatat e egra të Euthanasie-se dhe vrasjet tjera selektive dhe sistematike, jo vetëm që nuk duhën të harrohën, por të gjithë se bashku pa perjashtim duhët të angazhohëmi që skena të tilla të errta mos të perseritën kurrë në Evropë, dhe frymat radikale të çfarëdo natyre të mos të fitojnë territor në asnjë formë.

Kur jemi te tema e Holokaustit dhe mbrojtjes se jetës së njeriut, vlersojmë me krenari se: pikërisht aty ku shumë popuj evropian dështuan, populli shqiptar triumfoi në mbrojtje të vlerave njerëzore. Duke e venë në rrezik jetën e tyre, ata u angazhuan në formë aktive për shpëtimin e hebrejve vendor dhe atyre që ishin larguar nga vendet e tyre.

Shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët në Ballkan, është margaritar që duhët vlerësuar dhe marrë shembull se si një popull i vogël arriti të triumfoj moralisht në katrahurën më të madhe të historisë së njerëzimit.

Këtu nga parafolësit u përmend edhe citati i ish ministrit gjerman, J.Fisher gjatë luftës në Kosovë: "KURRË MË LUFTË DHE KURRË MË AUSHVIC". Në ketë pikë perfitoj nga rasti të theksoj se intervenimi ushtarak i NATO-s ishte i drejtë dhe legjitim. Ndersa ngjajshmëri të pakontestueshme në shumë raste gjejmë edhe në mes të Holokaustit dhe krimeve serbe në Kosovë.

Për herë të parë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë Kosova, u përball me nje regjim të ngjashëm nga Serbia e Millosheviqit, e cila ushtroi dhunë dhe krime të rënda të cilat eskaluan edhe në gjenocid kundër popullsisë shqiptare.

Nëse i bëhët një krahasim, metodave të regjimit hitlerian kundër hebrejve, ato pothuajse janë të njejta të perdorura edhe nga regjimi i Millosheviqit kundër Kosovës.

Disa nga faktet e ngjashme:

- Pas marrjes së pushtetit nga regjimi NS, ata menjeherë ndërruan ligjet e vendit, kundrejt parimeve demokratike dhe barazisë së popujve në Gjermani. Kështu veproi edhe Serbia nën regjimin e Millosheviqit e cila suprimoi autonominë e Kosovës në vitin 1989.

- Në Gjermani u ndaluan mediat hebreje, në Kosovë u mbyll TV, Radio dhe mediat e shkruara në gjuhën shqipe;

- Populli hebrej permes ligjeve të Nurnbergut u klasifikua si popull i pavlerë dhe i klasës së ultë, të njejtën e bëri regjimi serb për shqiptarët në Kosovë;

- Hebrejve ju ishte ndaluar shkollimi, në Kosovë ishin mbyllur shkollat në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet;

- ‎Hebrejt ishin perjashtuar nga puna dhe jeta kulturore e akademike, të njejtën gjë e ka ndermarrë regjimi serb kundër shqiptarëve në Kosovë në të gjitha sektorët e jetës shoqërore;

- Nga Gjermania e atëhershme kishte filluar ndjekja e intelektualeve dhe e profesionistëve hebrej, e njejta kishte ndodhur në vendin tonë. Vetëm nga 1990-1997 përmbi një gjymsë milioni njerz ishin larguar nga Kosova drejt vendeve evropiane;

- Regjimi NS kishte djegur librat e autoreve hebrej, të njejtën gjë dhe masa të dhunshme praktikonin autoritetet serbe ndaj shkrimtareve dhe autoreve shqiptar në Kosovë;

- Në rajonet e Gjermanisë dhe atyre nën influencën apo pushtimin e tyre kishte filluar getoizimi, serbet në Kosovë filluan izolimin me shqiptarëve në forma të ndryshme;

- Në Gjermaninë hitleriane mjaftonte të ishe hebrej dhe të vriteshe, e njejta ishte edhe në Kosovë sepse pa asnjë pretekst vriteshin shqiptarët nga ana e regjimit serb;

- Në Gjermani kundërshtarët e regjimit burgoseshin ose vritëshin, edhe në Kosovë u mbushën burgjet me kundërshtar politik. Shumë shqiptar kanë gjetur vdekjen në procese të ndryshme gjatë viteve të pushtimit klasik;

- Gjatë luftës nga Gjermania u dëbuan me dhunë miliona njerz, edhe Serbia dëboi përmbi 1 milion shqiptar nga Kosova;

- Si pasoj e regjimit NS u vranë miliona njerz të pafajshëm, edhe në Kosovë krahasuar me perqindjen e popullsisë, vrasja e shqiptarëve mori përmasa të tmerrshme masovike;

- Në Gjermani dhe vendet e pushtuara u krijuan rajone të izoluara me vrasje të industrializuara, edhe në Kosovë forcat serbe permes praktikimit të fushatave ushtarake dhe atyre të njesive paramilitare vranë dhe masakruan përmbi 13 mij shqiptarë civil;

- Regjimi NS krijoi kampe famkeqe të përqendrimit dhe fabrika të vdekjes, edhe në Kosovë edhe pse jo krejtësisht të tilla, të burgosurit shqiptar i vranë pamëshirshëm ( shembull është burgu i Dubravës);

- ‎Kur vritëshin apo dëbohëshin hebrejt atyre iu eleminohej edhe dokumentacioni, të njejtën gjë e bënë edhe forcat serbe gjatë fushatave të pastrimit etnik dhe dëbimit të shqiptarëve për në Shqipëri dhe Maqedoni;

- Që nga përfundimi i LDB-re nuk dihët fati i qindra mijëra njerzve, edhe sot e kësaj dite përmbi 2 mijë shqiptar të Kosovës pas përfundimit të luftës mbetën të zhdukur si pasoj e regjimit dhe dhunës së forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe;

-Regjimi NS në Gjermani u detyrua të kapitulloj para forcave Aleate, e njejta gjë i ndodhi edhe regjimit serb në vitin 1999, etj.

Prandaj, këto janë vetëm disa fakte edhe pse jo ndoshta të njejta për nga numri, por metodat e njejta të perdorura si dhe dhuna e shfrenuar ndaj një populli tjetër mund të krahasohën vetëm me natyrën e veprimit selektiv shfarosës e cila për epilog negativ pati gjendocidin serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë gjatë vitit 1998/99.

Prandaj edhe intervenimi ushtarak i NATO-s kundër Serbisë, ishte legjitim dhe humanitar sepse e ndaloi regjimin serb në fushatat shfarosëse vrastare, praktikat e tokës së djegur dhe spastrimin etnik të Kosovës.

Të gjithë këtu po pajtohëmi se Serbia ushtroi gjenocid në Bosnje dhe Kosovë. Dënimi i fundit në Hagë i kriminelit Mlladiq e vertetoi këtë në rastin Srebrenica. Unë personalisht besoj pa asnjë dyshim se edhe Millosheviqi do ta kishte të njejtin epilog, për dhunën dhe krimet e kryera në Kosovë.

Sot, Kosova edhe pse e pavaruar, po vazhdon të mbetët padrejtësisht e izoluar. Perderisa të gjitha vendet e rajonit lëvizin lirshëm, qytetarët e vendit tim mbahën të izoluar edhe pse historikisht kanë dëshmuar se janë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe në Evropë. Ne, jemi pjesë e Evropës dhe rinia e Kosovës dhe populli i saj nuk e meriton izolimin e metutjeshëm.

Astrit Zemaj 7.12 2017 Frankfurt am Main

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat