Hashim & Kadri!

Opinione

Hashim & Kadri!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 26 mars 2019 Në ora: 21:37
Kadri Veseli, Hashim Thaçi, foto ilustrim nga Bota sot

S'jeni shtetarë por matrapazë politik, sot e gjithë ditën.

S'keni parime, s'keni sedër, s'keni njerëzi...!.

Zatën, mos manipuloni me familjarë e t'mbijetuar t'masakrave e dhunës së shfrenuar të regjimit të Millosheviqit dhe Serbisë fashiste n'gjithë Kosovën.

Pjesëmarrja e juaj n'përvjetor të martirizimit të atyre që deshën vendin ma shumë se ju, dhe qëndresën e paguan me jetëra, nuk nderon familjet e tyre, nuk nderon martirët dhe kombin.

- Dy orë n'përvjetor në 365 ditë, është hiq, është farsë dhe manipulim me ndjenjat e atyre që humbën m'a t'dashurit, humbën familjet, prindërit, fëmijët...!

Kadri& Hashim !

Shqiptarët n'ditë dhembje, përkujtimi e ngushëllimi, kanë zakon & traditë ; t'presin e t'përcjellin njerëzisht, ngase kanë integritet e dinjitet të kultivuar ndër breza, por ju dhe kasta e juaj kriminale nuk meriton respekt të tillë, por keni shkue aq largë, sa keni humbë edhe sensin dhe arsyen e reflektimit.

Ju, u keni borgj këtyre familjeve, familjarëve t'viktimave dhe t'martirizuarve për lirinë e truallit, ngase u ngritët n'pushtet mbi gjakun e tyre dhe më pas ; yll polar kishit dhe keni edhe sot e gjithë ditën, përvetësimin, pasurimin dhe zhvatjen n'dëm të Atdheut.

Familjet që pësuan, nuk kërkuan kurrë lëmosh, por Drejtësi, e ajo u mungoj që 20 vite, ngase kasta kriminale n'pushtet, Drejtësinë e munguar, e kontrabandoj me pushtetin për vete dhe vetëm për vete.

Familjet e dëmtuara, s'duan lot krokodili, fjalime patetike & patriotizëm folklorik, por duanë përgjegjësi për drejtësinë e vonuar, bashkëfajtorë të kësaj padrejtësie jeni edhe ju, Hashim, Kadri & Co!

Hashim, Kadri & Co !

Ju s'do t'reflketoni kurrë, ngase jeni t'pacipë, t'pa moral & t'pa njerëzi...!

S'keni ftyrë e as sedër, zatën ; manipulimi dhe sterkeqja janë metodë dhe parim i sjelljes suaj n'kundershtim me kodin gjenetik të shqiptarëve ndër shekuj...!

Nuk keni lënë vlerë pa përmbysë, s'latë vyrtyt pa e përbaltë e traditë pa e përbuzë...!

Mos qofsha n''lëkuren tuaj...!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat