A jeni në mend more, ligji i ri i tatimit në tokë, sakatim për qytetarët

Opinione

A jeni në mend more, ligji i ri i tatimit në tokë, sakatim për qytetarët

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:21
Ragip Guraziu

Hej! A jeni në mend more, ligji i ri i tatimit në tokë, sakatim për qytetarët, shprasni xhepat e juaj ju politikanët, ulni rrogat që nga qeveria e të poshtë, tani bani ligjet çfarë doni?!

Ani na thuhet- tatimi në tokë, obligim i ri ndaj shtetit, aq budalla demek qenkan qytetarët deria nuk na qenkan në dijeni për obligimet ndaj shtetit?! OOO ju të mjerë,kollaj, kot se koti i bëni ligjet,qytetarët nuk kanë mundësi t'i paguajnë tatimet e gjitha pronave në rastse ju referohemi shumës së eurove marramendëse, që autori i këtij shkrimit, fakturat e para i hasi nga qytetarët bllacian, të fshatit të tij që disa edhe i grisen dhe i gjuajtën në tokë. Do të besoni të gjithë kur ju binë në dorë këto faktura, atëherë, pagesa jo se jo sepse asnjë qytetarë, përveç pushtetarëve me xhepat e tyre plotë, të korruptuar kanë mundësi.

Ky pushtet po llogarit me xhepat e vet sa i përket tatimin të pronës-tokës

Në Kosovë kemi një kryeministër, president, Kuvend dhe edhe institucione palaço. Kujtoj dhe mendoj se edhe kjo është vetëm një lojë e radhës e kryeministrit Ramush Haradinaj, më tepër një veprim politik, me qëllime të pasinqerta, dhe ky pushtet mendoj se më shumë i ngjan një cirku, që po përpiqet edhe tani të bëjë lojëra me Ligjin për pronën dhe tokën,  dhe kështu të mashtrojë opinionin dhe mbase të përmirësojë imazhin e dëmtuar rëndë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu të lihet në harresë  poshtërimet që bëhen qytetarëve të Kosovës të mjegullohet dhe pak sa të hiqet nga vëmendja edhe tentativa që me bisedimet Thaçi- Vuçiqi të bëhen pazare të dëmshme me territore në favorin e Serbisë dhe kundër interesit të Kosovës.

Populli i varfër nga të paguajë tatimin e pronës dhe tokës, pse rinia në ikje

Njëherë duhet punësuar qytetarët e Kosovës, me u shijuar jetën me një prespektivë të punësimit që të ndalim nga ikja e vendit, tani folmi për taksën e pronës dhe tokës...

Me këtë klasë politike të inkriminuar, rinia jonë është tradhtuar, izoluar dhe pa perspektivë dhe ia mësynë Perëndimit, dhe shumica kanë braktisur Kosovën. Derisa pa kurrfarë perspektive po i mbledhin plaçkat rinia kosovare dhe po ikin, po zhduken dhe po zvarriten përmes kufijve të huaj, duke u përpjekur të largohen sa më larg që të jetë e mundur nga vendi i ri, që ka rraskapitur energjitë dhe i ka shuar ëndrrat e tyre, derisa politikanët e Kosovës vazhdojnë të shëtisin në jahte të mafiooligarkëve, të jetojnë në lukse milionëshe të parave të zhvatura nga buxheti i po këtij populli. Dhe, kështu klasa politike e inkriminuar e Kosovës po e shkatërrojnë rininë kosovare, kurse deri dje ishin politikanët e inkriminuar që thoshin se pasuria më e madhe e Kosovës dhe e vendit është rinia dhe këtë e thoshin për interesa të tyre, pra kur atyre u duhet.

ash, rinia është braktisur, është tradhtuar dhe është gëlltitur në slogane politike boshe për 20 vjet me radhë pas luftës dhe mbi 11 vjet rresht të paspavarësisë. Këtë pasuri shtetërore, më mirë po e ruan populli,prindërit e tyre, me vetëfinancime, bile edhe me kredi të ndryshme, ngase i dërgojnë jashtë vendit për shkollim, se të gjitha rrugët në Kosovë u janë mbyllur të rinjve kosovarë", potencoi ai.

Mafia e kapi shtetin

 Nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka nevojë imediate për një Vetting të domosdoshëm për politikanët të Republikës dhe të komunave. Kjo ngase janë këta politikanë që janë në krye të Republikës dhe të komunave për dy dekada, që janë përgjegjësit kryesorë për degradimin e skajshëm që ka ndodhur që prej përfundimit të luftës.

Prandaj edhe kjo është arsyeja përse kjo kategori do të duhej t'i nënshtrohej një Vetting-u të mirëfilltë, pasi që grupet mafioze kanë arritur të marrin pushtetin, të shtrijnë ndikimin në vendimmarrjen politike dhe institucionale, duke i bërë të këqija të jashtëzakonshme perspektivës së vendit.

Nuk është e rastësishme që sot shumica e të rinjve mezi po presin që të emigrojnë sapo të ndodhë liberalizimi i vizave. Mirëpo të rinjve tanë duhet thënë troç, sepse ikja nuk është zgjidhje, edhe pse qytetarët tanë tashmë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me këtë lidership të inkriminuar, që të vret natën e të qan ditën.

Prandaj, mu tash edhe është koha për qytetari aktive dhe reflektim të thellë shoqëror, për të ndalur të ligën e madhe që po i kanoset Republikës dhe për të dalë nga ky qorrsokak ku na katandisën mafio-oligarkët e inkriminuar. Kur sovrani e tregon fuqinë e tij, mesazhin e marrin edhe ata që aspirojnë të vijnë në pushtet. Mjerisht në këto 20 vjet, sovrani nuk e ka treguar asnjëherë fuqinë e tij kundrejt pushtetit, prandaj edhe kemi pasur degradim të vazhdueshëm në qeverisje, deri në shndërrim të shtetit në një oaze të krimit të organizuar. Ngase popullin e gënjyen të gjitha partitë politike pa dallim, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Ani na thuhet-tatimi në tokë, obligim i ri ndaj shtetit, aq budalla demek qenkan qytetarët deria nuk na qenkan në dijeni për obligimet ndaj shtetit?! OOO ju të mjerë, kollaj, kotë se koti i bëni ligjet, qytetarët nuk kanë mundësi t'i paguajnë tatimet e gjitha pronave në rast se ju referohemi shumës së eurove marramendëse, që autori i këtij shkrimit, fakturat e para i hasi nga qytetarët bllacian, të fshatit të tij që disa edhe i grisen dhe i gjuajtën në tokë.

Do të besoni të gjithë kur ju binë në dorë këto faktura, atëherë, pagesa jo se jo sepse asnjë qytetarë, përveç pushtetarëve me xhepat e tyre plotë, të korruptuar kanë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat