Në Koshare ishin pasardhësit e Gjergj Kastriotit, nga familja morën bekimin ”mos u ktheni pa liri”. Dhe uratën ”zoti ju ruajt nga turpi”!

Opinione

Në Koshare ishin pasardhësit e Gjergj Kastriotit, nga familja morën bekimin ”mos u ktheni pa liri”. Dhe uratën ”zoti ju ruajt nga turpi”!

Nga: Milazim Maraj Më: 2 prill 2019 Në ora: 09:15
Milazim Maraj

Para tyre një mur i ulët në formonte një brezare të vogël. Mbi këtë brezare ishin komandantet e, GO-3 . Pas përfundimit të fjalimit pasoj urdhri për nisje. Të gjithë ishin të ngarkuar më çantat e tyre personale dhe armatimi personal.

Çdo njësie i printe komandanti i vet. Nata po bije, në heshtje, kjo heshtje sikur para tregonte diçka të madhe. Ushtaret kishin përfunduar stërvitjet më programe të shkurtuara. Çdo gjë përbente atmosferë lufte,përgatitja, veshja, ngarkesa e tyre, llojet e armeve, fjalimet e komandanteve. Vetëm në fytyrat e ushtarëve nuk kishte luftë. Fytyrat e ushtarëve nuk tregonin kob lufte.

Ato fytyra ishin të mbushura plot optimizëm dhe vendosmëri për një gjë të rëndësishme. Për të luftuar luftën,krimin, djegien e shtëpive të tyre,vrasjet e fëmijëve, dhunimin e grave dhe vajzave shqiptare. Ata do të luftonin nëpërkëmbjen e kulturës së tyre të lashtë. Plaçkitjen dhe vjedhjet e trashëgimive të tyre të lashta. Në fytyrat e tyre lexohej paqe, këta do të luftonin për të sjellë paqe. Ata kishin arritur paqen në shpirtin e tyre, me familjet e tyre nga të cilat kishin marr bekimin për ti dal zot Atdheut dhe uratën që të i ruaj zoti nga çdo e keqe, veçanërisht nga turpi.

Kishin arritur paqen në mes të shokëve me të cilët ushtroheshin, ushqeheshin, flinin dhe zgjoheshin më komandë. Doja të zbuloja frikacakun apo të penduarin,në këtë përbërje uniformë, por nuk e gjeja, ishte më të vërtetë uniformë e unifikuar më të gjitha, e mbushur më vendosmëri, guxim, besim në vetvete dhe besim në fitore. Ishin këta ushtaret që kishin marr përgjegjësinë për të korrigjuar historinë e dizajnuar gabimisht nga politika.

Po, po, nga politika shqiptare dhe më pastaj,ndërkombëtare. Këta të rinj do ta ndërronin drejtimin e zhvillimit të historisë. Këta u nisën, kaluan nga Qendra Stërvitore, vazhduan në drejtim të kufirit të vendosur nga padrejtësia që i bëmë vetes dhe që na e bënë të tjerët. Po këtu kishin edhe shqiptaret gabimet e veta, të flasim drejt! Gabimet e tyre në histori tani duhej të i korrigjonin këta të rijë një shekull më vonë. Këta tani po paguanin pasojat e gabimeve që të paret e tyre i bënë,nga lakmia, shkurtpamësia, inati dhe xhelozia. Këta të rijë ,këto pasoja i kishin mësuar mirë, madje i kishin mësuar edhe burimet e tyre. Këto i mësuan në Universitetin e Kosovës. I mësuan nga mësuesit e tyre të përndjekur, të persekutuar, të rrahur ,të burgosur dhe të vrarë në burgjet e Turqisë dhe Serbisë.

Pikërisht këta të rijë janë përzgjedhur nga shpirti i kombit shqiptarë dhe zoti, për të korrigjuar gabimet e bëra shumë më herët. Këta kanë dal nga familjet e tyre të stërvuajtura,nga fshatrat e tyre të djegura, komunat, rajonet tani këta të rijë që nga kjo natë po dalin nga vetvetja ; nga sot kanë vetëm një adresë janë ushtaret e lirisë. Këta të rijë i kanë bashkuar pushkët të ta kenë një krismë të mirë dhe të fortë, Kishin besim të fort në vetvete, në armët e tyre, në komandantet e tyre të cilët komandonin (pas meje djema), kishin besim në arsyen e luftës së tyre kishin besim në lirinë e popullit të tyre. Këta ishin pasardhësit r Gjergj Kastriotit. Çdo gjë do të jepnin për Atdheun e tyre. Këta nuk kërkuan asgjë tjetër përveç. bukë armë dhe municion për të liruar vendin. Në Kosovën e lirë shihnin lumturinë e të gjithëve. Ata në liri shihnin lulëzimin e kulturës tonë të lashtë për lakmi dhe shembull. Lavdi! 02.04.2019-Pejë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat