Nga protesta në Pejë kundër vendosjes së Laurës në Grykën e Rugovës

Opinione

Nga protesta në Pejë kundër vendosjes së Laurës në Grykën e Rugovës

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:55
Nga protesta në Pejë kundër vendosjes së Laurës në Grykën e Rugovës

Kështu u tha sot në protestën e radhës e mbajtur sot në mesditë në qendër të qytetit të Pejës, e organizuar nga përfaqësuesit e 14 fshatrave të trevës së Rugovës, në të cilën morën pjesë një numër jo i madh i qytetarëve për shkak të shiut, i cili ndikoi që pjesëmarrja e qytetarëve të mos ishte më masive.

Me gjithë kushtet e vështira atmosferike, pranë shumë të pranishmëve ajo u përcoll me interesim të madh nga shumë ekipe televizive, gazetarë dhe aktivist të shumtë nga qyteti i Pejës dhe Rrafshi i Dugagjinit, për t'i thënë JO, ngritjes së laurës (rampës) në hyrje të grykës së Rugovës, e cila fuqishëm u kundërshtua ashpër nga kryetari i Njësisë së parë territoriale për trevën e Rugovës së ultë, z. Agron Nikçi, i cili ndër të tjera tha, se vendosja e kësaj barriere-rampe është pa pëlqimin e banorëve është kundër ligjore, antidemokratike, shumë e dëmshme si dhe kundër interesave të zhvillimit të kësaj ane. Me vënien e rampave dhe kontrollit policor përmes kamerave, treva jonë do shndërrohet në një kopsht zoologjik i pa presedencë në botën e qytetëruar. Andaj, askush pa pëlqimin tonë nuk mund të bie vendime kundër interesave tona jetësore siç është plani dhe zhvillimi i trevës së Rugovës..!?

Ndërsa në fjalimin e tij, kryetari i Njësisë së dytë territoriale për trevën e sipërme të Rugovës, z. Flamur Rexhbogaj, me plotë emocione që në fillim citoi miken dhe shkrimtaren e njohur Edit Durham, e cila para 100 viteve për Rugovasit ka thënë; “Rugovasit janë trungu më i vjetër i gadishullit ilirik, ato alpe frymojnë dhe e ndjejnë peshën e lirisë dhe historisë të shkruar me gjakun e dëshmorëve, ato alpe janë vetëmbrojtje, përkushtim, sakrificë në përballje para pushtuesve të ndryshëm, janë pra rruga e lirisë nëpër të cilën ka ecur kjo trevë për të mos u gjunjëzuar kurrë..”!? 

Më pas shpalosi shkaqet pse banorët e trevës së Rugovës e kundërshtojnë me këmbëngulje vendosjen e laurës (rampës), duke nënvizuar faktin, se ky akt është diskriminues, denigrues dhe antikombëtar për popullatën e kësaj ane, të cilëve do u ndalohet lëvizja e lirë, do pengohet zhvillimi turistik i kësaj ane si dhe kjo trevë do i përngjan një ishulli të izoluar. Tha se, çdo vendim që është ndërmarrë pas luftës lidhur me trevën e Rugovës, asnjëherë nuk janë pyetur dhe as nuk është biseduar me banorët e Rugovës, siç ishte rasti me nxjerrjen e ligjit për shpalljen e kësaj zone "Park kombëtar" (2013), falja Malit të Zi të 8300 hektarëve toka tona stërgjyshore, plani për ndërtimin e 5 digave në lumin Bistrica dhe tash edhe ngritja e kësaj rampe për përfitime financiare, gjë të cilën nuk do ta lejojmë të ndodhë me çfarëdo çmimi qoftë.

Kurse përfaqësuesi i mbi 100 shoqërive civile, në fjalimin e tij mjaft përmbajtësor shprehu solidarizimin e plotë të tyre me kërkesat e popullatës së Rugovës, që asnjëherë dhe në asnjë pëllëmbë të Kosovës mos të vendosen barriera dhe post-blloçe, sepse pengesa të tilla absurde dhe kemi pasur për më shumë se një shekull para dyerve të shtëpive tona të vëna nga armiqtë tanë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat