Mungesa e politikave për parashikimin e profesioneve në Kosovë

Opinione

Mungesa e politikave për parashikimin e profesioneve në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:57
Dr. Artan Haziri

Pas përfundimit të luftës në Kosovë janë hapur një numër shumë i madh i institucioneve shkollore. Kjo ka bërë që mundësia për të përfituar shkollim dhe diplomë të jetë e madhe.

Kostoja shumë e ulët e studimeve në universitete ka bërë që shumë studentë të regjistrohen dhe të mos e kenë të qartë perspektivën e punësimit dhe të zhvillimit të karrierës së tyre.  Kjo është si pasojë që në Kosovë nuk u formua nje grup i ekspertëve të fushave kyqe dhe të bëjnë  një analizë  të tregut të punës dhe të përcaktojnë se cilat profesione janë  te nevojshme për 10 deri  20 vitet e ardhshme për vendin tonë dhe ato  për tregun e jashtëm. Kjo pastaj do e ndryshonte rrjedhen e te diplomuarve.

Keshtu kemi  diploma pa vlerë dhe ndikoi që të diplomuarit pastaj të punojnë çdo punë që ju ofrohet. Politikat që i duhen shtetit tonë janë socialdemokrate. Vetëm politikat e bazuara në drejtësi, barazi dhe solidaritet e ndryshojnë gjendjen e popullit tonë.

Problemet më të mëdha i trashëguam në sistemin arsimorë. Vetëm ministria e arsimit e tanishme, ka filluar me reforma të thella , mirëpo problemi qëndron në atë që politikat në arsim nuk vërehen pa kaluar së paku një dekadë.

Paga minimale duhet te ndryshoje, sepse  paga minimale e cila është në fuqi nuk i përmbushë kërkesat minimale të qytetarëve.

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të papunësisë si dhe fluksin e madh të të rinjëve që futen në tregun e punës për cdo vit, atëherë doemos duhet që të kemi një qasje shumë gjithëpërfshirëse në mënyrë që se paku  të mund të zbusim këtë presion.Nuk janë të gjithë të rinjët për studime.

 Për këtë  do të përpiqemi që të sjelli disa rekomandime lidhur me përputhshmërinë e arsimimit profesional  me nevojat e tregut:

Në mënyrë që të i përgjigjemi kërkesave dhe sistemit në tregun e punës  është e nevojshme që konkurrenca të jetë sa më cilësore dhe koherente në harmoni me tregun e punës, atëhere fokusimi duhet që të jetë në arsimimin profesional dhe përgaditjen e kuadrove. Kjo do të mund të arrihet vetëm në sajë të një përkushtimi të të gjithë faktorëve relevant të cilët duhet implikuar në këtë qështje duke filluar nga ministria e arsimt (MASHT), DKA-të, si dhe duke shtrirë përgjegjesitë dhe duke u dhënë kompetenca më të mëdha shkollave profesionale.

Sidomos ndarja e përgjegjesive tek shkollat profesionale dhe krijimi i lidhjeve në mës të shkollës dhe punës mendoj se do të ishte një qasje mëse optimale për të arritur pritshmëritë e kërkuara sa i përket përshtashmërisë në mes përgaditjes profesionale dhe tregut të punës.

E para ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive të shkollave profesionale e cila do tu jepte kompetenca të mjaftueshme shkollave që të hartojnë strategji adekuate sa i perket përgaditjes profesionale specifike dhe te përgjithshme, duke pajtuar në punë personel të përgaditur dhe profesional të mësimdhënjes dhe mësimnxenjes të cilët do të jenë të aftë në zbatimin e kurikulave dhe planeve mësimore si dhe menaxhimin e mire të këtyre shkollave.

E dyta ka të bëjë me një lidhshmëri të fortë në mes të shkollave dhe vendeve të punës e cila do të nënkuptonte një rritje të përvojës dhe njohje më të mirë në mes të punës dhe kuadrit për nivelin e arritshmërisë dhe përputhshmërisë së shkathtësive të nxënësve për profilin përkatës që si pasojë do të kishte vendosjen e kontaktit të drejtepërdrejtë në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit duke racionalizuar kohën dhe energjitë.

Poashtu edhe trajnimet e kuadrit të cilat bëhen qoftë në vendin e punës apo përmes seminareve dhe programeve të ndryshme janë një formë e përshtateshme për një përputhshmëri me tregun e punës. Kjo formë e ngritjes së aftësive profesionale është treguar mjaftë e sukseshme nga e cila të interesuarit kanë ngritur aftësitë e tyre si produktive dhe organizative në mënyre që të punojnë qoftë si individ apo edhe në grupe.

Të gjitha këto që i përmendëm më lart kërkojnë një monitorim permanent që do të mund të realizohet përmes një sistemi informativ të rregullt i cili domosdo do të percillet edhe me implikime financiare për të cilat organet kompetente do të duhej që të hartonin plane financiare conform kërkesave të paraqitura.Sistemimi i të gjithe sektorëve për të arritur rezultate të dëshiruara është mëse i nevojshëm. Kjo do të mund të arrihet përmes një bashkëpunimi në mes të sektorit privat, sektorit joprofitabil dhe sektorit publik të cilat së bashku do të hartonin programe si në sasi ashtu edhe në cilësi ku do të vendosnin kritere kualitative dhe të vazhdueshme. Pra koordinimi i këtyre sektorëve do të jepte rezultatet e dëshirueshme sa i përket rritjes së aftësimit profesional si në regjione të veqanta ashtu edhe në nivel vendi kur kemi parasysh edhe specifikat regjionale dhe nacionale. Këtë e themi sepse përvojat kan treguar se ndërlidhja e shkollave profesionale me vendin e punës kan bërë që të njihen më mirë bizneset me kuadrin e ardhshëm poashtu edhe njohja e kuadrit të ri me punën e ardhshme përmes të cilës do të rritet cilësia dhe produktiviteti në punë.Bashkëpunimi në mes vendeve te rajonit do të ishte një mundësi e mirë për të rritur kërkesen dhe ofertën për punë në mënyrë që të shkëmbehen përvojat dhe të njihen me përparësitë e njëri tjetrit. Kjo është e domosdoshme në kohën tonë sepse tregu i punës tash nuk mund të funksionoj si i izoluar por kemi të bëjmë me një globalizim të tërë sistemit ekonomik. Prandaj shkollat profesionale të nxitura si nga MASHT ashtu edhe nga DKA-të do të ishte mirë që të mundësonin takime të rregullta si të personelit mësimor ashtu edhe të nxënësve me shkollat e rajonit dhe më gjerë. Mirëpo kjo do të mund të ndodhte përmes një interesi reciprok të vendeve për fushat me interes të veqant ku do të shkëmbenin informacione dhe përvoja.Informatizimi i sistemit të integruar të arsimimit profesional duke themeluar nje data-base ku do të mundësohej një qasje më e shpejtë dhe më e plotë. Kjo është e rëndësishme për faktin se do të regjistroheshin të gjitha të dhënat për cdo nxënës duke krijuar një pasqyrë reale për secilin nxënes i cili nesër do të jetë një kuadër i mundshëm që do të futet në tregun e punës dhe për të cilin do të posedojmë informacione të plota për cilësinë dhe personalitetin e tij. Kjo do të ndikoj sigurisht edhe në përkushtimin e nxënësve për të rritur aktivitetin e tyre në mësimnxënje teorike dhe praktike si dhe në aktivitete tjera duke e ditur që janë në monitorim të vazhdueshëm. Te gjitha këto do bëhen të mundshme nëse në pushtet vjen një parti   me parime të social demokracisë, ku punëtori respekëtohet dhe ndihet krenar në shtetin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat