Në akademinë e organizuar për 20 vjetorin e formimit të Batalionit të Atlantikut, në shkrimin e përgaditur të LPK-së për Predsednik Taqi, i ishte shkruar edhe një fjalim i cili e demanton fuqishëm Predsednik Taqin dhe gjithë vartësit e Tij dhe bandën kriminale n'kapje t'shtetit
E para : Batalioni i Atlantikut, nuk ishte se i ishte përgjigjur propagandës së kuqe të LPK-së dhe të vetquajturit kushtrim të "Atdheu në rrezik, Vendlindja thërret", por ndjenin thellë nevojën për sakrificë sublime për Atdheun e t'parëve i cili digjej flakë nga padronet e sotëm të predsednikit, tu Kosovës, gospodin Taqi.
Pasusi më pikant
Predsednik Taqi :
“Si luftëtar ju veshët uniformat dhe morët armët në luftë për liri. Pas fitores, ju hoqët uniformën dhe ju kthyet jetës. Kështu bëjnë njerëzit e mëdhenjë, ata që dijnë se çka duan”, shtoi ai.
Vertetë për admirim një vlerësim dhe konstatim, puro atdhetarë dhe sikur t'kishte dalë nga gojë e një shtetari t'vertetë dhe jo e një shtetasi servil & vazal të armikut shekullor, siq është në të vertetë, predsednik, gospodin Taqi...!
Vertetë të tillë ishin pjestarët e Batalionit të Atlantikut, por çfarë nuk shkon këtu ?
A ishte i tillë edhe Shtabi i Rognerit ?
Përgjigja : JO e madhe e shtypit.
Shtabi i Rognerit, nuk bëri luftën kundër armikut dhe s'kishte pse t'filloj diçka të cilës nuk i'a kishte kthye shpinën, pra s'ishte n'luftë dhe s'kishte as uniformë lufte !
E kush ishin pra predsednik Taqi & Co (Rogneristët) ?
Ata e bënë luftën politike për pushtet nga Rogneri i Tiranës dhe Bahnhofët e përendimit me Komunikata, deri n'çlirimin definitiv, me 12 Qeshor 99 , dhe duke e vazhduar edhe tutje me eleminimin e "kolaboracionistëve", alias kundershtarëve potencial politik që kishin "rastisur" t'ishin bashkëpunëtorë besnik të presidentit historik Rugova.
Predsednik Taqi !
Edhe ti dhe shtabi i Rognerit, n'krye të të cilit ishe dhe je edhe tani, jeni "t'mdhënjë" dhe dini çka doni, sikur Batalioni i Atlantikut, por me vetëm një ndryshim të "vogël" ;
Batalioni i Atlnatikut, erdhën për çlirimin e Atdheut nga armiku dhe "ikën", derisa Ju, edhe pse nuk e luftuat armikun, u kthyet n'Kosovë, dhe jeni gadi t'a ndani "plaqkën" (Kosovën) me armikun, fifti-fifti !
Më rëndësi, tani abuzoni me lirinë e shumëpritur dhe t'paguar me gjakun e bijave dhe bijëve m'a t'mirë të Atdheut dhe ndihmën e Amerikës n'krye të NATO-së
"Njëherë vjenë vera kah dera", drug predsednik Taqi...!