Harakiri i përdhunimit - Bota Sot
Harakiri i përdhunimit

Opinione

Harakiri i përdhunimit

Nga: Bekim Rexhepi Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:24
Bekim Rexhepi

Dukej qartë se insativa e PDK-së, nuk qe e vërteta e padisë për gjenocid e krim shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve, e tëra është heqje absolute e vëmendjes nga krimi i brendshëm ekonomik, në Telekomin e Kosovës, ku krimi ka sjellë në buzë të varrit një aset nacional të vendit duke e shkatërruar fare.

Duket që elita kriminale politike e PDK-së ra nga logjika e mashtrimit publikë sepse nuk qe aq e parapërgatitur për të jetuar gjatë me gënjeshtrën dhe jo seriozitetin e saj në arenën e politikës infantile të saj. Po të kishim një president inteligjent e politikisht të pjekur do ta qortonte rëndë partin e tij nga e cila vije, do ta akuzonte për një lojë të pandershme ndaj fatit të shtetit dhe kombit, por ay nuk ndryshon nga çmenduria e PDK-së. Kjo çmenduri është krejt si pluhuri i imtë që depërton kudo, ajo futet gjithandej hapësirës, madje prek të gjitha neveritjet e saja duke shkaktuar alergji në banalitetet e trashëguara që imponohen si edukatë kriminale.

Le ta konstatojmë pak demin; më mirë do të ishte të shtyhej edhe për kohë të tjera insiativa për një padi ndërkombëtare të gjenocid dhe krim të Serbisë në Kosovës. Madje edhe njëzet vite të tjera, nuk do të ishin më të dëmshme se sa ngutja politike dhe e pamenduar, për një padie ndërkombëtare ndaj Serbisë, siç ka ndodhur dje në kuvendin e Kosovës. Rezoluta dhe fusha e veprimit politik janë dy segmente të ndërlidhura mes vete që obligohen politikisht të hynë një ndërmarrje të re e cila sjellë efekte politike, çoftë edhe për ngritjen e një padi ndërkombëtare në këtë rast. Kjo padi do të duhej të ishte më herët e përfunduar nga ekipet e specializuara dhe vetëm pas një vendimi të qartë të ekspertëve të finalizohej fusha e veprim politik çoftë përmes një rezolute apo edhe me bashkëngjitje të ndërvarur që e bëjnë një veprimi të mundur, i cili mbase do të kishte efekt politik edhe në përcaktimin e parimeve politike që duhet ti ketë politika e shtetit, në marrëveshjet ndërshtetërore apo edhe ndërkombëtare.

Çështja e përdhunimeve seksuale serbe në Kosovë gjatë luftës, nuk mund të zgjidhej kaq lehtë duke e votuar unanimisht një rezolutë fiktive. Paraprakisht ajo kërkon kohë dhe intensivisht  punë për të argumentuar me fakte e dokumente mbi ngjarjet. Institucionet para miratimit të rezolutës fiktive pranuan se një sektor i obliguar si instituti për verifikimin e krimeve ka dështuar në mbledhjen dhe për të shënjuar të gjitha faktet dhe dokumentimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë. Mbylla e të ashtuquajturit institutit për verifikimin e krimeve të luftës, nuk mund të jetë shkas politik për të marrë një veprim fiktiv për një rezolutë të ngutshme politike, vetëm për një konsum politik. Është naivitet politik që pas mbylljes se institutit si një organ i cili ka dal i dështuar, të ngritët padi ndërkombëtare pa pasur prova serioze të argumentuara. Nxjerrja e një “fotoje fejk” (fake), e cila dëmton përfundimisht çdo insiativë serioze të zbardhjes së përdhunimit dhe krimit serb. Ndofta do të duhej që skenari për këtë veprim politik të ishte i thurur ndryshe, edhe sikur të mos kishim fare krime të tilla. E për të përfituar poenë politika çoftë edhe duke stimuluar një ngjarje e tillë, do të duhej të kishte një shfaqje tjetër, më të ndryshme, e më përgatitur, me një lloj misteri çoftë edhe artistik, ashtu siç dimë që serbet bënin në kohë të ndryshme me skenar të tillë kur i veshin serbet me “tirq e plis”, për të kamufluar një ngjarje me pretekst të një konflikti apo krimi të ri ndaj fshatarëve shqiptar.

Dukej qartë se insativa e PDK-së, nuk qe e vërteta e padisë për gjenocid e krim shtetëror të Serbisë ndaj shqiptarëve, e tëra është heqje absolute e vëmendjes nga krimi i brendshëm ekonomik, në Telekomin e Kosovës, ku krimi ka sjellë në buzë të varrit një aset nacional të vendit duke e shkatërruar fare. Kontrata e mbi kontrata, vjedhje e mbi vjedhje, punësim e mbi punësime, ligj e mbi ligje për të arritur ne derexheje politike, si kjo e djeshmja qe për të ikur krimit bëhet një tjetër, diku tjetër dhe se më këtë logjikë kriminale synohet të akumulohet serish heshtja dhe përditësimi i avazit të krimit. Telekomi i Kosovës është horizonti i krimit të organizuar në republikën e Kosovës. Këtu mungon drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare, pa u pastrua telekomi i Kosovës nga kriminelët e organizuar republika nuk ka perspektivë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...