Më mirë sikur ta këputeni gishtin se të votoni për Vuçiqin, i cili e imiton Millosheviqin! - Bota Sot
Më mirë sikur ta këputeni gishtin se të votoni për Vuçiqin, i cili e imiton Millosheviqin!

Opinione

Më mirë sikur ta këputeni gishtin se të votoni për Vuçiqin, i cili e imiton Millosheviqin!

Nga: Dedë Preqi Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:05
Dedë Preqi

Në Mitrovicën veriore të Kosovës bëhën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e saj me shumëcë serbe, pas dorëheqjes së kryetarëve serb, përshkak të taksës 100 përqind nga qeveria e vendit ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë nga Serbia.

Ndërkaq, kur flasim për këta banorë të këtyre komunave me shumicë serbe, këtu bëhët fjalë edhe si përgjegjësi e fatit tyre që kanë ndaj vetvetës, por e vërteta e gjithë kësaj lëvizje dhe doktrine, motivin e gjenë dikund tjetër, atje ku diktohet drejtë përsëdrejti nga politika e Beogradit dhe shefit të saj A.Vuçiq.

Serbia nuk ndalet me politkat e saj kundër shtetit tonë edhe pse e di fare mirë, se Kosovën nuk mundet ta mbajë më nën këmbë, ajo si relacion të vetëm i ka serbët e veriut, përmes të cilëve po i përdor si vegla politike dhe do bëjë ç’mos që ta shfrytëzojë këtë linjë, për të plasaritur gjendjen në këtë vend dhe në predentimin e saj, që të relizojë planët e saj për ndarjen e këtij vendi.

Strategjinë e Serbisë dhe derigjentit të saj Vuçiq, që ta shpejtojnë dhe realizojnë këtë storje të rrezikshme, po e ndihmojnë edhe disa “miqë” të tyre evropian dhe argatë të tjerë, sikur sjellja naive e presidentit Thaçi, me tezën për “korigjimin e kufijve” dhe partizanit Edi Rama, i cili i ka llugë punët në vendin e vet, i jep kurajo angazhimëve të vëllaut të vet, për ta kompletuar një vepër të tillë tragjike.

Nuk ka dyshim se, si ide dhe trajtim i kësaj stratëgjie nga ana e  Serbisë do ishte diçka e re, prandaj nuk na befason tragjika dhe lloji i recepteve politike të Beogradit, që ka për Kosovën, por ajo që është më e keqja për vendin tonë, është përpjekja që përvidhët nga përsonazhet shqiptare, që ti japin kuptim dhe domëthënje kësaj natyre të rrezikshme, e cila lidhët me fatin e jo vetëm dy popujve, por edhe të rajonit.

Serbia ka prirje të vazhdueshme të bëjë variacione të tilla dhe forma të këtij lloji, të cilat asnjëherë në jetën e tyre historike nuk treguan fitore dhe as zgjidhje të kuptimit njerëzor, por në realitet arritën të tregojnë fytyrën tradicionale të mitëve serbe, që e kultivojnë dhe trashëgojnë me shekuj ndër breza, të mbushur me plot tragjika dhe lufta kunder popujve tjerë, në veqanti kundër popullit shqiptarë.

Taksa 100 përqind, që ka instaluar Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes, nuk është një lloj zgjidhje që i bënë këto vende të përafrohen në mes vete dhe të krijojnë kushte për normalizimin e marrëdhënieve, por në fakt ka qenë e pamundur për Kosovën, që ta gjejë një rrugë tjetër, prandaj kjo taksë në kohën e fundit, e ka nxjerrë në shesh edhe njëherë para botës fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Serbia e sotme është e njëjtë më atë të djeshmën, ajo, jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare, po e mashtron me dredhitë e saj, e cila edhe pas gjitha atyre luftrave dhe gjenocideve të shkakëtuara në tërë Ballkanin, akoma nuk është në gjendje të kërkojë falje, ose të penalizohet për krimet e shkakëtuara në veqanti ndaj fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm.

Nga një politike qëllimkeqe dhe tragjike që përdor Serbia, goditët edhe  populli i vet serb, kundër sëcilës vërehen ditpërditë protesta dhe demostrata në sheshet e Beogradit dhe gjetiu, duke çfaqur mospajtimet e tyre me politikën aktuale të Vuçiqit, ku popullata e këtij vendi, posaqërisht rinia, dhe popullata paqësore e këtij vendi kërkojnë kushte më cilësore, që janë kundër politikës aktuale dhe regjimëve të vjetra, duke e kuptuar se luftat nuk sjellën më shumë se tragjidinë e popujve.

Populli serb i Mitrovicës veriore të Kosovës, është populli më i druar dhe i dhunuar nga presionet e A.Vuçiqit dhe filozofisë së tij politike në Serbi, sepse në njërën anë bëhët fjalë për avansimin dhe mbrojtjen e tyre nga Beogradi, që të bëhën pjesë institucionale paralele e Kosovës, ndërsa në anën tjetër, këta njerëz mendje lehtë dhe të mashtruar përdoren si marioneta të Vuçiqit, për të arritë qëllimet e veta politike dhe strategjike, që ka kundër shtetit të Kosovës.

Traumat e luftës dhe tronditjet psikike të popullit shqiptarë akoma janë të rënda dhe të pa shëruara, përveq masakrave të mijëra fëmijëve, të moshuarëve dhe të tjerëve të pafajshëm dhe afro 20 mijë motrave shqiptare të dhunuara, gjinden edhe qindra kufoma të pagjetura, që janë marrë dhe janë asgjesuar nga regjimi fashist i Millosheviqit.

Prandaj, popullata serbe në Kosovë, ka akoma shansë të zgjedh, apo të zgjidh rrugën e saj më të mirë dhe më prosperuese që dëshiron, dhe përveq kësaj, populli serb në Kosovë, është një ndër popujt më të priveligjuar në vend, që këtë privilegj nuk do ta kishte kurrë në Serbi. Dhe po ta bëjmë një krahasim të kësaj popullate që jeton në Kosovë, me popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës, që jeton në Serbi, ka dallim si nata me ditë.

Populli serb dhe sëcili popull në botë, i cili e do jetën e lirë dhe paqësore, por edhe në harmoni me fqinjët që e rrethojnë, në kohën e zgjedhjeve do ta votonte një njeri paqëdashës, në rend të parë për popullin e vet dhe pastaj edhe për të tjerët, në realizimin e ndjenjës dhe ëndërrës më të bukur dhe fatit njerëzor, përndryshe, më mirë sikur ta këputëte gishtin, se të votojë Vuçiqin, i cili e imiton sot Millosheviqin, edhe llojin e tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...