Kur historia harrohet, ajo përsëritet

Opinione

Kur historia harrohet, ajo përsëritet

Nga: Skënder Hasanxhekaj Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Dëshmorët e dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre. Invalidët dhanë pjesë të trupit, dhe sot jetojnë me dhimbje të mëdha trupore, për ti sjell popullit lirinë, për ti sjell demokracinë dhe për ti sjellë barazinë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës ua njohën të drejtat dhe benificionet që duhet ti gëzojnë familjarët e tyre dhe vet invalidët. Por, ja që në këtë Kosovën tonë, po na dalin disa pseudopatriot, me pretekstin se po i mbrojnë disa kategori, shkelin të drejtat e kategorive më të çmuara të kësaj lirie.

Në mbledhjen e datës 30.04.2019, gjatë shqyrtimit të Plotsim ndryshimi i Rregullorës komunale për ndarjën e bursave, nga një asambleist i Kuvendit të Istogut, kërkohet rishqyrtimi i nenit 7, gjegjësisht pikës 1.6 dhe 1.7 i kësaj Rregullore për përputhjen e tyre me Ligjin Nr. 04/L-054, por që drejtori i Drejtoratit të Arsimit, i shmagët kësaj pyetje, duke dhënë shpjegime për pyetjet tjera. Drejtori ka qën në dijeni se Rregullorja e vitit 2017 ka qën në kundershtim me Nenin 8 dhe Nenin 9 pikat 1.4 dhe 1.10 të Ligjit Nr. 04/L-054  (Neni 9 Të drejtat dhe beneficionet e invalidëve të UÇK-së, pika1.10. bursën për shkollim të mesëm dhe universitar; 2. Të drejtat dhe beneficionet e përcaktuara në paragrafin 1. nën-paragrafët 1.2., 1.5., 1.9.,  1.10., 1.11. dhe 1.12. të këtij neni i realizojnë edhe anëtarët e familjes së ngushtë të invalidëve të UÇK-së). Poashtu ky Drejtor ka qën në dijeni se ekziston një padi Gjyqësore lidhur me konfliktin e Rregullores Komunale me  këtë Ligj, gjegjësisht shkeljen e të drejtave këtyre dy kategorive të studentëve, por që serish me paramendim dhe me lejen e se di kujt, Asambleja komunale sërish  bije nën grackën e Drejtorit të përgdhelur.

Gabimet janë të mundshme kur bëhen pa dijeni, moralisht edhe mund të falen. Edhe pse, Ligji për Procedura Administrative nuk do duhej ti toleroj këto shkelje Ligjore. Por, kur gabimin e bën me qellim atëherë shtrohet pyetja, çfarë i pengojnë këtij drejtori, fëmijtë e Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës. Kush ia jep të drejtën ta shkel Ligjin. Pse heshtin 27 këshilltarët komunal të të cilës do parti politike qofshin.

Në vazhdim ju sjellim faktet e dokumentuara për shkeljen që po ju bëhen fëmijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës së UÇK-së

Ligji Nr. 04/L-054

PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE

Kjo ka qën Rregullorja e cila është diskutuar dhe nuk janë ndryshuar pikat 1.6 dhe 1.7, të cilat i diskriminojn fëmijet e Deshmorve dhe Invalidve të Luftës së UÇK-së.

RREGULLORIA NR.____/2019 PËR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË RREGULLORES Nr.2/2017

PËR NDARJËN E BURSAVE PËR STUDENTË

 

Neni 7

Kriteret për vlerësim

 

1. Kandidatët vlerësohen sipas kritereve si me poshtë:

1.1. studentet e familjeve të cilët nuk kanë as një anëtar nga familja e ngushtë të punësuar dhe nuk krijojnë të ardhura nga as një veprimtari të dëshmohet me vërtetim të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës kjo kategori vlerësohet me 10 pikë.

1.2. studentet të cili nga familja e ngushtë kanë një anëtar me nevoja të veçanta, vlerësohen me 5 pikë;

1.3. studenti i vetëm nga familja e ngushtë vlerësohet me 5 pikë ,dy student vlerësohen me 10 pikë, tre e me shume 15 pikë

1.4. student nga familja në asistencë sociale, vlerësohen me 10 pikë;

1.5. studentet me nevoja të veçanta, vlerësohen me 15 pikë;

1.6. studentet nga familja e ngushtë e dëshmorit, vlerësohen me 15 pikë;

1.7. studentet nga familja e ngushtë e invalidit të luftës, , studentet nga familja e ngushtë e veteranit të luftës, studentet e viktimave civile të luftës, vlerësohen me 10 pikë;

1.8. studentet pa të dy prindërit vlerësohen me 10 pikë, ndërsa ata me njërin prind vlerësohen me 5 pikë.

1.9. studentet të cilët vine nga drejtimet deficitarë të përcaktuara me nenin 4 kë kësaj rregulloreje vlerësohen me 10 pikë

2. Në rast të se studentet grumbullojnë pikë të njëjta, përparësi u jepet kandidatëve femra e në rast se kandidatet janë të gjinisë së njëjtë përparësi i jepet kandidatit që studion lëmin deficitare sipas nenit 4.

3. Përfitues të bursës janë ata që arrijnë të bëjnë pikë me shumë duke u renditur në listës.

Në këtë nen janë bër ndryshime dhe plotsime të kritereve bazuar në interesa klanore dhe mundsin për të manipuluar me  pikë dhe për ti perzgjedhur studentet e tyre të preferuar. Shpresoj se zyrtar nga MAPL dhe nga MASHT-i do të ndermarrin masa Ligjore që këtë Rregullore të Kuvëndit të Komunës së Istogut ta kthejn në rishqyrtim per ta harmonizuar me Ligjin Nr. 04/L-054.

Në vazhdim e paraqesim fakte nga procedura gjygjësore që fëmia i Invalidit të Luftës së UÇK-së. 

GJYKATËS THEMELORE TË PRISHTINËS, DEPARTAMENTIT PËR ÇESHTJE ADMINISTRATIVE

Paditësja: Elira S. Hasangjekaj

Me vendbanim: Rr. Selim Bajramaj nr. 91, 31000 Istog

Kundër

Të paditurës: Komuna Istogut, Drejtoria për Arsim

Me seli: Rr. Fadil Ferati, 31000 Istog

Datë, 28 shtator 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat