Presidenti i marrosur i shqiptarëve! - Bota Sot
Presidenti i marrosur i shqiptarëve!

Opinione

Presidenti i marrosur i shqiptarëve!

Nga: Kimete Berisha Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:03
Kimete Berisha

1. Bravo i qoftë. Është president dhe milioner (pa punu asnjë ditë në jetën e tij).

S'ka drejtësi për të, e ka zënë kamera me 'pelë përdore' tuj vjedh, s'e gjen gjë se ai është jo veç President por edhe 'Zot' i drejtësisë në tokën shqiptare.

Por ndjehet kurrkushi pa Monikën. 
Për me ja bë qejfin një gruaje që është gruaja e tij, që s'është kah ja merr kush dhe që, në udhëkryq me ja gjet nuk ia lëshon kush sytë, është në gjendje me bë gjithçka, bash gjithçka, mos me qenë më as president.

Askush nuk ia ka lyp Ilir Metës mos me qenë më president, përveç gruaja e tij, e cila e ka fut llugave.

Jo pse s'ka dokë Monika, se dashuria t'i çorron sytë, por është e pagdhendur, si maca e zezë, me ta kapërcy udhën, 40 ditë nuk vjen n'vete.

Anipse si popull nuk e kemi zanat dashurinë, nuk është Ilir Meta mashkulli i parë shqiptar që e rrezikon veten për një grua (për gruan e vet), edhe një djalë i Prizrenit e ka pas mbyt veten kur ka pas kërcy për dashni nga minarja e një xhamie në Vushtrri.

Por, ama ky djali ka qenë i ri, i papunë, dhe i refuzuar nga vajza që e ka dashuruar, për dallim nga Ilir Meta, i cili nuk mund të bëhet më shumë se President, edhe me dasht, edhe njëqind herë m'u shty zgjedhjet më shumë se President nuk mund të bëhet, prandaj s'i ka mbet gjë tjetër me bë për Monika budallaqen 'veç edhe m'u fliju'.

Kryneherë kur burrat e kanë pyet gruan për ndonjë këshillë, e kanë marrë të kundërtën e asaj që ka këshilluar gruaja. 
Zakonisht te ne shqiptarët, shyqyr Zotit, kurrë Romeo nuk e takon Xhulietën, nuk ndodh që të dy palët në të njejtën kohë m'u tranu për njani-tjetrin, gjithmonë tranohet veç njëra palë derisa tjetra palë gëzon frytet e çmendurisë së partnerit, se për shembull Monika nuk e jep jetën për Ilirin.

Ia përshpejton fundin, duke kujtuar se i shtynë zgjedhjet e Edi Ramës, asaj gruaje as që i intereson çka mund të ndodh me burrin e saj të korruptuar, i cili tashmë u pa që është impulsiv dhe injorant dhe se 'e ka hëngër këtë dynja politike', asaj i intereson vetja dhe në këtë pikë, aleate më të madhe të Edi Ramës sesa Monika Kryemadhi, nuk ka.

Unë burrë e grua i shoh si karikatura, se as që është artistike e poetike m'i dasht gruan tënde (nëse nuk e mbyt veten për të), ama, puna është që 'kur e shtynë luftën për nesër e shtynë në dëmin e tënd'.

Kur i shtynë zgjedhjet për nesër, i shtynë në dëmin tënd, se ti edhe krahët m'i pas me fluturu s'mundesh me mbërri 'm'u bë 'i mirë' për një muaj a dy.

Shtyrja e zgjedhjeve nuk është as blerje kohe, s'është as satisfaksion, s'është bash kurgjë hiç, është si përshkrimi i vdekjes së hidhur dhe më pak të hidhur nga Ovidi, se vdekja është ndëshkim më pak i hidhur sesa shtyrja e vdekjes.

Ata, (Sali Berishën dhe Monikën) i kisha lënë me hëngër tortë, sepse Ilir Meta kaq punë u dasht me ditë se nuk mund ta rrëzosh dikë që i ka fituar zgjedhjet vet, dhe ta shpëtosh veten pa u rrëzuar nga të njejtit që të kanë zgjedhur ty.

Veç kush e krijon veten është i lirë.

Unë shoh në hundtë e tyre urrejtje dhe inat më shumë sesa frikë nga drejtësia. 
Ata që frikësohen, ikin. 
Veç ata që urrejnë, e humbin logjikën kështu si Ilir Meta.

2. As Serbia nuk lobon kundër Kosovës më shumë se Sali Berisha e Ilir Meta kundër Shqipërisë. 
Jepen miliona për ta paraqitur në mediat e botës Shqipërinë si vend të krimit dhe për ta nxirë fytyrën e saj në perendim.

Kjo nuk ndodh në Kosovë, së paku ashiqare nuk ka birë nane që guxon me lobu kundër Kosovës se 's'ka çka kthehet më në Kosovë'.

Për dallim nga Ilir Meta që ka ra viktimë e 'obsesionit' psikik dhe magjik të Monika Kryemadhit (se s'i dihet, thonë për këta bektashinjtë se dinë edhe me t'ba budallë, me t'magjeps se i kanë ato variantet me koncentrim e sende vende... dhe Edi Rama di diçka që e quan Monikën fallxhore, kjo s'ka ftyrë, kjo në Indi shkon (ose i vjen India në Shqipër) me bë sehire për me ia arrit qëllimit...

Monika as vet nuk e di se cili është ai qëllim, se shqiptarët gjallë me shpirt nuk e bëjnë Monikën kryeministre, jo për tjetër që thashë, po ajo është aq e thjesht dhe aq banale, është 'katundare' që për nga vrazhdësia ia kalon veç Arta Marku, në duart e së cilës ka mbaruar drejtësia shqiptare.

Desha të them, Sali Berisha nuk është budalla si Ilir Meta 'me ngu gruan', ky e do ekskluzivisht veten (dhe eventualisht pjellën e vet), se i vjen marre m'u lig prej dashnisë, anipse jam e prirë mos me ju besu atyne burrave që janë plakur veç me një grua, kurrë pa e kthy kryet anash.

Nuk i besohet një burri që krejt grave (pa përjashtim) u thotë 'ndrikulla'. 
Nuk është e mundur asnjë grua mos me qenë normale. 
Normal nuk është veç Sali Berisha, i cili nuk kërkon as fitore politike, thjesht i pëlqen 'loja', i pëlqen me 'lu' dhe e urren fundin e 'lojës'.

Shyqyr që s'ka kush vullnet me hy më thellë, të del naj Katarina e Rusisë që e kishte kabinetin erotik (mbushur me mobile pornografike) dhe që pastaj manjakja vdiq duke e dashuruar një kalë.

P.S. Ilir Metës ia besoj. Se edhe vet deri para do ditëve kam ëndërruar me gjet dikë me të cilin do të bëhesha si Samsoni e Dalila, Tristani e Izolda, Cleopatra e Mark Anthony.

Dashuria kurrë nuk e ka shpëtuar askënd. 
Prandaj, shpëtimi i vetëm i Ilir Metës është m'i çel sytë e me pa se sa shumë e ka bë budallë gruaja e tij budallaqe.

Provo hy në dhomë të errët, ngoje suren 'El Bekare' që në shqip do të thotë 'Lopa' , se s'i dihet ku fshehet ilaçi që të shëron nga marrëzia.

'Por ndoshta keni urryer diçka dhe kjo është mirë për ju;
Dhe ndoshta keni dashur diçka dhe kjo është keq për ju;
Zoti e di.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...