Almir mos u mërzit ti, nuk je viktima e vetme e sistemit të Zh-Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë

Opinione

Almir mos u mërzit ti, nuk je viktima e vetme e sistemit të Zh-Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 22 qershor 2019 Në ora: 18:06
Almir Aliu

Almir o Engjëll i vogël të vranë për së treti her ty more bukurosh. Një herë të vrau vrasësi psikopati i madh Boban Iliç me trurin dhe  makinën e tij vrastare dhe dy herë radhazi të vrau Gjykata Themelore Penale e Kumanovës dhe Gjykata e Apelit Turp për sistemin e Zh-drejtësisë apo dhe të shtrembërisë së Republikës Veriore të Maqedonisë.

 Ky është shteti që pretendon të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s praktikisht me këtë sistemin e Zh-Drejtësisë. Dhe derisa NATO-ja i ka mbyllur sytë dhe don ta pranoj këtë shtetin tonë në gjirin e saj Bashkimi Evropian duke e parë funksionimin jo-normal të këtij shteti para disa ditëve nuk na dha datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e saj.

Dhe unë them se shkak kryesor për këtë qëndrim dhe veprim negativ por të drejtë të  Bashkimit Europjan ndaj kandidaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është mos zbatimi i drejtësisë ndaj Almirit të vogël dhe jo vetëm kaq shkak tjetër janë mallkimet dhe ofshamat e shumë nënave dhe baballarëve të tjera të cilët nuk arritën ta gjejnë drejtësinë nëpër gjykatat e vendit.

Almir mos u mërzit sepse ti nuk je e vetmja viktimë e sistemit gjyqësor të shtetit tonë por ti je një prej viktimave të shumta por të pafajshme pra a e sheh se ka edhe shumë viktima të tjera të pafajshme. Në mesin e tyre jam edhe unë Almir bashkë me familjen time Ne pra në vitin 1994 u paraqitëm në Gjykatën e atëhershme Komunale Shkupi 1 Shkup për të kërkuar dëmshpërblim për Babain tim të ndjerë të cilin e humba në fatkeqësinë ajrore e cila ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 1993 dhe në fund e humbëm gjyqin për shkak se Gjykata famëkeq e atëhershme e cila është e ngjashme me këtë të sotmen  merr vendim që të mos  aprovohet kërkesa jonë për marrjen e dëmshpërblimit për humbjen e jetës së Babait tim.

 Pra Almir a e sheh se ti nuk je viktima e vetme dhe e parë e këtij sistemi të keq dhe skandaloz  Gjyqësor pra bashkë me ty  ka edhe qindra njerëz të tjerë viktima i tillë është edhe babai im i ndjerë Isufi i cili u vra me paramendim nga autoritetet ajrore të vendit tonë para më shumë se 25 vitesh .Prandaj Gjykatat tona propozoj që të quhen vende ku mund të gjendet bukfalisht gjithçka por me kusht që të  mos  kërkohet drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat