A po reduktohet numri i gazetave të shkruara në Republikën e Kosovës?

Opinione

A po reduktohet numri i gazetave të shkruara në Republikën e Kosovës?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:38
Ismail Muçiqi

Mjetet e informimit janë mekanizëm dhe pasqyrë e zhvillimit të demokracis së një shteti, të kulturës dhe të artit të cilat ndihmojn rrjedhën dhe zhvillimin e shoqëris duke qenë plotësisht të lira.

Pozita materiale dhe mos përkrahja e duhur, nga segmentet e shtetit, kanë bërë që një numër i gazetave të shkruara në Republikën e Kosovës të mbyllën.

Ky fenomen është shumë shqetësues kur dihet se mjetet e informimit në Kosovë ato radiovizuele dhe gazetat, me decenje e informuan publikun në kohët më të rënda dhe më të vështira.

Ideali i madh i puntorëve, gazetarëve-publicistëve, themelusëve të gazetave në Kosovë, nuk u ndal as në kohën e okupimit të Serbisë, as at'here kur u mbyllën me dhunë mediat dhe regjimi serb e la në terr pa informim, duke e shkelur të drejtat më elementare dhe njerzore dhe konventat univerzale për të drejtat e njeriut.

Këto ditë po vrehet me të madhe reduktimi i gazetave dhe ekzemplarëve të mjaftushëm, për lexuesit e Kosovës.

Para pak kohësh u mbyll Gazeta ditore shumë e preferuar Kosova Sot.

Përpos problemve financiare dhe vështërsive tjera për të mbijetuar në këtë kohë të ekonomis së tregut, pa dyshim se pati edhe shantazhe edhe presione nga politika me drejtim të politikës redaktuese të kësaj apo asaj gazete.

Tani në skenën e informimit të Republikës së Kosovës, në tregun medial lexuesit mund të paisen me dy gazeta të cilat ende kanë mbetur në skenën mediale e këto janë; Koha Ditore dhe Bota Sot!

Kohëve të fundit brengos fakti se numri i ekzemplarëve në treg i gazetës Bota Sot është mjaftë i vogël apo i kufizuar.

Kjo gazetë kohëve të fundit shihet se është një prej gazetave më të kërkuara dhe më të lexuara në Kosovë.

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës, është e obliguar që ti ndërtoj politikat afatgjata për zhvillimin e informimit në Kosovë.

Pavarsisht që jetojmë në sistemin e ekonomis së tregut, shteti duhet ti përkrah mediumet në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tyre.

Kjo arrihet edhe përmes politikave fiskale të gazetave dhe mjeteve tjera që veprojnë në Republikën e Kosovës, kjo është në interes të opinionit.

Një popull që nuk informohet si duhet ai padyshim nuk mund të ec përpara në krahasim me popujt që e kanë sistemin e informimit të zhvilluar.

Patjetër duhet pasur parasysh edhe numrin e të punësuarve në mjetet tona të informimit, pavarësisht që janë në duart e sektorit privat.

Aty punojn numër i konsiderushëm i gazetarëve i kuadrave të kulifikuar të cilët nesër apo pasnesër shoqëria kosovare ka nevojë për ta. Përpos kësaj shpesh here qytetarët-lexuesit zhgënjehen nga paragjykimet e ndryshme jo reale dhe tendencioze që vinë nga disa kolvare apo bastione të grupeve të ndryshme të interesit të cilat mjetet e informimit apo gazetat tona i kualifikojnë në mënyra të ndryshme duke i dhënë ngjyrë politike dhe se cila i shërben kësaj apo asaj partie politike.

Kjo shpesh here u manifestua dhe po manifestohet në opinionin e gjërë i cili nuk është i informuar sa duhet për rrjedhimet e këtyre dukurive.

Gazetat që dalin në Kosovë, janë arma e një shoqërie demokratike dhe kanë mesazh zhvillimin e shoqëris dhe të shtetit duke i kultivuar vlerat kulminante të një populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat