Letër e hapur për Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB

Opinione

Letër e hapur për Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 3 korrik 2019 Në ora: 08:30
Vlora Çitaku

Në WEB faqen e “Bota Sot”- lajme, të datës 30 qershor 2019, e lexova me vëmendje fragmentin e ditarit Tuaj, me titull “Më ra t’fikt”.

Edhe pse pak sa i vonuar, më pëlqeu si një relikt i i shkruajtur, me emocione, sinqeritet dhe i qëlluar, për të mos u harruar nga kujtesa jonë koha e agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Kjo përbën edhe një dëshmi të trimërisë, vitalitetit, qëndrueshmërisë, bujarisë dhe fisnikërisë shqiptare edhe në ditët më të vështira të jetës.

Punën Tuaj në OKB po e kryeni me zell, përkushtim, devotshmëri dhe efektshmeri të mrekullueshme.

Kërkesa ime e vetme, të cilën si gazetar po e përsëris tashmë 20 vite, është që nga pozita që keni të përpiqeni që të gjitha librat që janë shkruar nga autorët kosovarë me tematikë nga agresioni i gjenocidal i Serbisë në vitet 1998/1999 në Kosovë, si edhe librat lidhur me dhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët, paramilitarët dhe policët serbë, të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu shpërndahen ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Të njejtën gjë duhet ta bëjnë edhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës në të gjitha takimet me të huajt, brenda dhe jashtë shtetit.

Kam bindjen se këtë gjë ju mund ta organizoni, menaxhoni dhe realizoni edhe nëpërmjet Qenerisë së Kosovës, nëpërmjet njohjeve që keni, shoqeve Tuaja shoqeve Tuaja dhe OJQ-ve në Kosovë.

Do të më lumturonte lajmi nëse informohem do të fillote realizimi i përkthimit dhe shpërndarjes së këtyre librave.

Kosova është tokë e shenjtë, tokë e larë me shekuj me gjakun e shqiptarëve.

Kush e ndihmon dhe i bën një të mirë Kosovës e ka fituar bekimin e Zotit, dhe kush e dëmton dhe bën mëkat ndaj Kosovës e ka fituar mallkimin e Zotit.

Unë kam patur rastin ta lexoj para shumë vitesh vetëm librin me titulll “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” të autores kosovare Luljeta Selimi, dhe të them të drejtën jam trishtuar nga fakti si është e mundur që këtyre motrave tona tu ndodh një gjë e tillë, e kriminelët serbë të shëtisin lirshëm pa u vënë para drejtësisë.

Mendoj se përkthimi dhe shpërndarja e ëtyre librave nëpër botë do të ishte shërbimi më i mirë dhe dobiprurës për Kosovën e plagosur dhe të përvuuajtur rëndë.

Ky do të ishte edhe një satisfaksion i yni, sepse një gjë të tillë ua kemi borxh njerëzor e kombëtar tërë viktimave shqiptare që pësuan nga agresioni fashisoid i Serbisë në Kosovë.

Kur flasim gojarisht me një përfaqësues të një shteti të husj dhe ia spjegojmë gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës efekti që dëshirojmë ta arrijmë është i kufizuar.

Por kur atij pëfaqësuasi të shtetit të huaj pas bisedës së zhvilluar ia japim edhe një libër të këtij zhanri, ky efekt bëhet edhe më i fuqishëm, më kuptimplotë dhe më bindës, sepse duke ia dhënë librin atij pëfaqësuesi të shtetit të huaj, ia japim edhe mundësinë që atë libër ta lexojë sa herë të dojë ai vetë, ia japim mundësinë që ta lexojnë familjarët e tij dhe miqtë e tij, për ti kuptuar më mirë barbarizmat, mizoritë dhe shtazaritë serbe ndaj shqiptarëve.

Kam bindjen se kjo është rruga më e mirë dhe më e efektshme për ta demaskuar dhe për tia mbyllur gojën Serbisë agresore gjenocidale në propagandën e saj të fuqishme e gënjeshtare, që është duke e bërë nëpër botë kundër Kosovës viktimë.

Lidhur me këtë kërkesë timen viteve të fundit nepermjet shkrimeve të mia i jam drejtuar edhe z.Hashim Thaçi, ndërsa edhe dy letra të hapura ia kam drejtuar edhe z.Behgjet Papcolli, por për fat të keq as njëri prej tyre nuk kanë reflektuar.

Edhe pse kanë kaluar tashmë 20 vite kjo kërkesa ime besoj se nuk e ka humbur aktualitetin dhe domosdoshëmërinë e realizimit të saj, sa më parë aqë më mirë, sepse siç po shkojnë punët, problemet me Serbinë nuk do të zgjidhen aqë lehtë dhe aqë shpejt.

Jam më se i bindur se përkthimi dhe shpërndarja së këtyre librave nëpër botë me tematikë nga agresioni gjenocidal i Serbisë në Kosovë, do të ishte puna më dobiprirëse për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Jam më se i bindur se po të ketë dëshirë dhe vullnet të mirfilltë për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, paratë mund të sigurohen nga Qeveria dhe biznesmenët e Kosovës, që këto libra suksesivisht të përkthehen në gjuhë të huaja dhe të shpërndahen nëpër botë.

Nëse nuk do të veprojmë kështu nesër të gjithëve, duke i përfshirë lidershipet, biznesmenët dhe milionerët e Kosovës, do të na bie t’fikt, dhe do të jetë shumë vonë të mëkëmbemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat