Letër publike për Donald Trump, Angela Merkel dhe Emanuel Macron - Bota Sot
Letër publike për Donald Trump, Angela Merkel dhe Emanuel Macron

Opinione

Letër publike për Donald Trump, Angela Merkel dhe Emanuel Macron

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 11 korrik 2019 Në ora: 17:14
Donald Trump, Angela Merkel dhe Emanuel Macron

Krimet dhe masakrat që i kryen serbët ndaj shqiptarëve nuk do ti kryenin as kanibalët e egër.

Profesionin tim si gazetar e kryej më shumë se gjysëm shekulli me një përkushtin dhe sinqeritet të lartë korrektësie dhe hulumtimi.

Shqiptarët në Kosovë dhe kudo që jetëojnë e punojnë në botë, po i ndjekin me vemëndje të madhe zhvillimet lidhur me Kosovën.

Shqiptarët kudo që ndodhen ndjejnë respekt të madh ndaj SHBA-ve, Gjermanisë dhe Francës, dhe janë në pritshëmri të zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, tashmë shtet i lirë, i pavarur e sovran.

Edhe Ju jeni duke e ndjekur se çfarë ofansive diplomstike gënjeshtare është duke zhvilluar Serbia kundër Kosovës që ishte viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë.

Serbia ka dy qëllime, ose ta kthejë sërish Kosovën nën kthetrat e saj okupuese, ose ta dëmtojë dhe gjymtojë Kosovën.

Garnitura aktule e lidershipit të Serbisë, për fat të keq, kryekëtput është duke e ndjekur polikën e vjetër të saj ekspansioniste dhe teorinë e kriminelit Sllobodan Millosheviq, që kufijtë e Serbisë të shtrihen deri ku jeton edhe një serb i vetëm.

Lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës e solli NATO pas bombardimeve ajrore 78 ditëshe në vitin 1999 të caqeve të ushtrisë së serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Serbia në vitet 1998/1999 kreu agresion gjenocidal nëë Kosovë, me ç’rast ushtria, paramilitarët dhe policët serbë vranë e masakruar në mënyrën më mizore më shumë se 13 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe femijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan në mënyrë shtazarake e barbare 20 mijë femra shqiptare, rrëmbyen 1650 shqiptarë fati i të cilëve ende nuk dihet, dogjën qindra mijëra shtëpi shqiptare duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë që të marrin rrugn e eksodit për në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia me këtë agresion gjenocidal në Kosovë la mijëra gra të veja, mijëra fëmijë jetima dhe mijëra femra të dhunuara shqiptare me trauma të pashërueshme në shpirt.

Po Jua dërgoj vetëm një fragment nga libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, i autores kosovare Luljeta Selimi, bazuar në rrëfimet autentike, që flet për dhunimet makabëre e barbare që i kryen ushtria, paramilitarët dhe policët serbë ndaj femravve shqiptare në Kosovë:

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhynuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zoti Trump, Zonja Merkel, Zoti Macron, vënieni dorën në zemër dhe mendoni po tu klishte ndodhur një gjë e tille Juve personalisht, apo familjes tuaj, faresisit tuaj, apo popullit Tuaj, çfarë qëndrimi do të merrnit ndaj Serbisë.

Serbia në vitin 1999 ekzekutoi në mënyrën më çnjerëzore pa asfarë vendimi gjyqësor edhe tre vëllezërit Bytyqi shtetas të SHBA-ve.

Përkundër këmbënguljes së SHBA-ve që vrasësit serbë të vëllëzërve Bytyqi të nxirren para drejtësisë, Serbia nuk është duke e bërë këtë.

Krimineli serb Vojisllav Sheshel, më datë 11 korrik 2019, deklaroi për media se, këtyre ditëve ka hy në fuqi vjetërsimi ligjor i mundësisë së ndjekjes penale të kryerësve të krimeve të vrasjes së vëllëzërve Bytyqi. Ata u vranë nga disa policë serbë për shkak të shumës së parave që kishin me vete”, thotë krimineli Vojisllav Sheshel.

Ky ligj i Serbisë pamundëson që tash pas 20 vitesh të vihen para drejtësisë kriminelët serbë.

Është e pakupturshme dhe jashtë do llogjike njerëzore, si mund të lejohet Serbia kriminele të nxjerr një ligj kaqë antinjerëzor.

Serbia nuk duhet lejuar që me duart e saj të përgjakura gjer në bërryl ti jep vetes të drejtë të amnistojë kriminelët serbë, duke pretenduar me këtë ta atakojë edhe rendin juridik ndërkombëtar.

Serbia në vitin 2008 me parrullën “Kosova është Serbi”, dogji edhe ambasadat e SHA-ve, të Gjermanisë dhe të Kroacisë në Beograd.

Serbia pas të gjitha këtyre krimeve mizore ndaj shqiptarëve në Kosovë, nuk e pa të udhës që të kerkojë së paku falje publike, për të shprehur një pendim për të zezat e kryera në Kosovë, që është baza elementare e korrektësisë etike njerëzore.

Ne shqiptarëve na habitën fakti si është e mundur që Serbia agresore gjenocidale të kushtezojë dhe të kërkojë bisedime me Kosovën viktimë, mbi bazën e një kompromisi për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

Pakica serbe në Kosovë edhe pse i gëzon të drejtat dhe liitë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë po keqpërdoret dhe instrumentalizohet nga Beogradi për të bërë trazira në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës me tërë qenien e tyre janë drejtuar nga Ju për ruajtjen e lirisë dhe demokracisë, ndërsa Serbia me mendje dhe me shpirt është e drejtuar vetëm kah Rusia.

Për shkak të politikës hegjemoniste të Serbisë, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, me shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar iu shkëputën me pa të drejtë shtetit amë Shqipërisë, dhe tani Shqipëria me shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin e vet shqiptar.

Shkrimtarja amerikane Rouz Wajder Lein në librin e saj “Majat e Shalës” shkruan se, “Qyteti i Dibrës iu muar Shqipërisë në vijën kufitare të vitit 1913, siç nxirret sythi i një patateje”.

Dimitrije Tucoviq, në librin “Serbia dhe Shqipëëria”, përshkruan gjendjen e krijuar në viset shqiptare të aneksuara nga Serbia në vitin 1913, e thotë se,”Aneksimi ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin dhe shitësin nga tregu, rrethin prej qyteetit dhe tërë viset malore prej qendrës së tyre ekonomike e ham,barët e ushqimit, burimet e jetës u prenë”.

Këtë e dëshmon e dhe Shqipëria e sotme që ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Serbia kufijtë e saj i ka zgjeruar me luftëra të përgjakshme, duke i vrarë e dëbuar më së shumti shqiptarët.

Ekzistojnë shumë dokumente historike që tregojnë se Serbia në të gjitha trojet shqiptare sistematikisht i ka vrarë e masakruar shqiptarët në mënyrën më trishtuese, duke i mbyllur edhe nëpër shtëpi bura, gra, gra shtatzëna, pleq e fëmijë dhe duke ua vënë flakën shtëpive, e duke i djegur për së gjalli shqiptarët.

Serbia nëpërmjet këtyre masakrave ka dashur ta okupoje edhe Shqipërinë me synim që shteti i Serbisë të del në detin Adriatik.

Serbët në Ballkan erdhën në shekullin e 6-të nga Kaukazi.

Harta e Encikopedisë Ruse e vitit 1817 tregon më së miri sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Image
Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817

Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, por Serbët i kanë dëbuar me luftëra, vrasje e masakra masive. Për këtë ekzistojnë tapi shëiptare në arkivin e Stambollit.

Në gërmimet arkeologjike që po bëhen në Kosovë gjenden vetëm relikte Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat dhe manastiret serbë në Kosovë janë ndërtuar pasi Kosovën e kanë okupuar serbët, edhe atë me pasuritë e grabitura nga shqiptarët.

Doktrina serbe ka qenë të okupojë troje shqiptare, të sjellën kolonë serbë, të ndërtojë kisha serbe dhe ti zëvendësojë toponimet shqiptare me ato serbe.

Krimet dhe masakrat që i kryen serbët ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës nuk do ti kryenin as kanibalët e egër.

Mos lejoni që Serbia agresore gjenocidale të vendoset në një rafsh me Kosovën viktimë.

Zoti Donald Trump, zonja Angela Merkel, Zoti Emanuel Makron, Zoti Ju bekoftë Juve personalisht, familjet Tuaja, popujt Tuaj dhe shtetet Tuaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...