“Islamizimi” si anestezion serbo-rus për asimilimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Opinione

“Islamizimi” si anestezion serbo-rus për asimilimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Nga: Nehat Hyseni Më: 14 korrik 2019 Në ora: 19:00
Nehat Hyseni

Agjencioni “kulturor” i Rusisë, me seli në Nish dhe agjenturat serbo-ruse në Sanxhak, me anë të agresionit “islamik” për “islamizimin e Luginës së Preshevës” kanë ngulfatur tmerrësisht hapsirën kulturore, politike e arsimore të Shqiptarve në këtë pjesë të gjeografisë kombëtare të Shqiptarve në Ballkanin Perëndimor.

Me fonde të dyshimta janë duke u organizuar evenimente e aktivitete të ndryshme “sociale”, “arsimore” e fetare, të cilat gjithënjë e më shumë po e ngulfasinë terrenin kombëtar me atë fetar, për “islamizimin” e Shqiptarve, pas të cilave kamuflohen tendencat djallëzore për asimilimin kombëtar të tyre.

Mjerisht, kjo është pjesë e misionit serbo-rus, i ngjajshëm me atë të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX në Ballkan.

Asokohe rekrutoheshin imamë rusë në xhamitë e Rumelisë (Ballkanit). Llogaritet se të tillë ishin reth 110 mijë. Psh. në Prizren ishte njëfarë Mulla Adnani (Oleg-emri rus), etj. Unë kamë shkruar e publikuar shumë artikuj në këtë temë, me dhjetëra. 

Është interesant se, pjesa më e madhe e imamëve të Luginës së Preshevës i kanë mirëpritur dhe bile i kanë mbështetur këto shkrime të mia. Sinqerisht, kjo më ka befasuar për të mirë!

Por, problemi më i rëndë qëndron në faktin se ky mision serbe-rus për “islamizimin” e Luginës së Preshevës, që po realizohet me anë të “ndihmës vëllazërore” të Novi Pazarit, me anë të Dudiqit dhe sojit e sorollopit të Muhamer Zukorliqit, i cili e “mbulon” politikisht këtë mision, duke e përzier e pështjelluar si është më zi politikën me fenë. Zukorliqi është bërë “yll” i mediave serbe duke marrë pjesë në shumë debate televizive me elementë fashistë, si psh më Sheshelin dhe të tjerë, që kanë kryer masakra e gjenocid ndaj muslimanëve në Bosne dhe  përpiqen që ta bindin oponionin se muslimanët dhe serbët janë një popull i vetëm, të cilët  i ndanë feja.  Pra, Zukorliqi “harron “ se Sanxhakun e përbëjnë shqiptarët e asimiluar në muslimanë.

Jam i shqetësuar se procesi i “islamizimit të Shqiptarve të Luginës së Preshevës”, të cilin vitin e kaluar Dudiqi nga Novi Pazari e proklamoi në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë dhe, për çudi, askush nuk i replikoi! Përkundrazi, ai u mbështet me aplauz frenetik nga të gjithë hoxhallarët dhe të tjerët që ishin të pranishëm në sallë?! Inçizimi televiziv u reprizua shumë herë në TV lokale, si asnjë emision apo eveniment tjetër kulturor, arsimor, apo politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat