Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj!

Opinione

Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj!

Esad Dujaka Nga Esad Dujaka Më 15 korrik 2019 Në ora: 08:30
Ramush Haradinaj

S'po di si t' ua them shqetësimin tem si njeri me mbi 55 vjet përvojë në profesionin e gazetarisë - se sa i shqetësuar, i brengosur dhe i prekur jam kur edhe pas 20 viteve pas çlirimit gjendet një zvministër i Kabinetit qeveritar që ju e udhëheqni dhe KËRCËNON HAPUR ME JETË NJË INTELEKTUAL pasi ai ditë më parë në një studio televizive shprehu hapur një mendim të lirë ashtu siç ia garanton Kushtetuta e këtij vendi por dhe Konventat Ndërkombëtare që rregullojnë drejt e juridikisht lirinë e shprehjes.

Madje kjo Konventë Evropiane përfundon me te drejtën e njeriut për të jetuar i lirë dhe mbrojtjen e individit nëse kanoset me vdekje!

Liria e mendimit nënkupton çdo të drejtë ose liri themelore për të cilën qeniet njerëzore kanë të drejtë dhe në ushtrimin e të cilave një qeveri nuk mund të ndërhyjë(duke përfshirë të drejtat për jetën, lirinë, si dhe lirinë e mendimit, shprehjes dhe barazisë para ligjit).

Liria e mendimit është e lidhur ngusht edhe me liritë e tjera, duke përfshirë lirinë e fesë, lirinë e shprehjes etj. Të gjitha kushtetutat demokratike i mbrojnë këto liri, poashtu edhe liria e mendimit është kusht i domosdoshëm i pothuajse e çdo forme tjetër të lirisë.

Po pres se do të angazhoheni z.kryeministër që të kërkoni përgjegjësi njerëzore por edhe institucionale ndaj një anëtari të Kabinetit tuaj qeveritar, një nënkryetari të Asociacionit të Veteranëve të luftës por edhe një deputeteje të nderuar nga rradhët e PDK-së që të gjithë së bashku edhe me anëtarë e militantë të tjerë e linçuan pa zgjedhur fjalë madje duke shpallur "tradhtar" e "udb-ash", madje edhe "vrasës"(!?) -përgjatë këtyre ditëve aq të vështira e shumë të bezdishme për shkrimtarin, historianin, gazetarin e veprimtarin - një personalitet të një intelektuali të dalluar jo vetëm në Kosovë por edhe matanë Atlantikut! Duke e sulmuar me fyerje të pazgjedhura, në mënyrën më primitive dhe  mbështetur për "dru të turpit" madje një zvminister i Qeverisë, që ju drejtoni mori guximin dhe ia përmendi edhe likuidimin me jetë!

Pra, z.Kryeministër po shpresoj se këtë rast bukur aksidental do ta trajtoni më seriozisht -në mënyrë që qytetarëve të këtij shteti të ri t'iu rritet shpresa se pos ÇLIRIMIT do t ' iu garantohet me Kushtetutë edhe LIRIA, si nocion dhe realitet tjetër që sipas njohësve të rrethanave socilogjike ne në Kosovë ENDE NUK E KEMI PËRJETUAR SI TË TILLË E TË PLOTË, si gjithë bota tjetër e civilizuar tash e 20 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat