Sjellë e mëshoj vetit, turp i pushtetit - Bota Sot
Sjellë e mëshoj vetit, turp i pushtetit

Opinione

Sjellë e mëshoj vetit, turp i pushtetit

Nga: Luz Tomaj Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:57
Luz Tomaj

Në vend që serbët të përgjigjen për krimet gjenocidiale, të kryera në Kosovë, kosovarët, për çdo ditë, ftohen nga Gjykata speciale, të cilën, mjerisht, e themeloi kush tjetër pos pushtetit!!

Jo Kosova por e tërë bota e din se çka bëri Serbia në Kosovë kah fundi i shekullit të kaluar. Ajo çka bënë serbët paraqet shembull tipik i krimeve të gjenocidit dhe pastrimit etnik, përfshirë këtu edhe ato veprat e turpshme të dhunimeve të shumta, dëmeve materiale gjatë shpërnguljes së kosovarëve nga shtëpitë e veta, nga toka e vet, nën presionin gjakpirrës të njësive militare serbe dhe paramilitare.

Falë fushatës së urtë politike të Rugovës e pastaj edhe veprimit të UÇK-së, bashkësia ndërkombëtare, në veçanti Aleanca e NATO-s, në të cilën, së paku, në atë kohë, SHBA participonte me 73%, nuk ndejti duarkryq, por u dëbua Serbia dhe u çlirua Kosova.

Kaluan 20 vite nga çlirimi, u shpall pavarësia, u formuan institucionet e pushtetit. Gjatë tërë kohes, pushteti nuk dha me kuptuar se i takon popullit dhe vepron në emër dhe interes të popullit. Jo more, në mes subjekteve politike, betejat më të mëdha, zhvillohen për rrembimin e pushtetit. Se çka ndodhë në vazhdim, nuk ka rëndësi sepse nuk ndodhë asgjë në favor të shtetit apo popullit. Po më vjen inat, ndonse nuk pretendoi me e krahasu Kosoven me SHBA, por më duhet të pranoi se nga Senatori dhe antarja e Kongresit nga shteti im vazhdimisht pranoj raporte për punen e tyre, nga DASH një here në javë më vjen raporti për aktivitetet e javes kaluar, nga Shtëpiëa e bardhë, madje dy-tri here në ditë vijnë raportimet për ndodhi të ndryshme.

Athua a din kush gjë për punen e institucioneve të shtetit të Kosoves. E di se as pas 20 viteve, Kosova nuk e përgaditi dhe me ia parashtruar Serbis, kërkesen për dëmet e luftes, a është përpiluar donjë regjister me emra dhe mbiemra të kriminelëve serb të luftes, donjë regjister I rasteve të dhunimeve, a insistoi ndokush për zbardhjen e të pagjeturve etj. Po I shtroi këto momente për shkak se nga aspekti professional e kam të kjartë se të gjitha këto veprime duhet ti bëjë pushteti I Kosoves. Kërkesa për dëme I përket materjes civile ndërsa këto tjerat asaj penale, dhe shkojnë në kompetenca të gjykatës pranë OKB edhe pse Kosova akoma nuk është anëtare.

E tani, nëse Kosova nuk i ndërmerr veprimet e tilla nuk është asgjë tjetër por TURP i turpit. Nëse ky turp vjen nga mosveprimi I pushtetit, turpi tjetër ndodhë nga veprimi i gabuar i pushtetit ashtu që pushteti vendos dhe e themelon Gjykatën ndërkombëtare për gjykimin e kosovarve. Me fjalë tjera, në vend të kriminelëve serb, para gjykates dalin kosovarët. Turpi si institucion nuk egziston më, nga se nuk ka mbet gjë e turpëshme pa ndodhë. Jam i sigurtë se, po të ishin ndërmarrë veprimet e tilla, Serbis nuk I kishte shku shum në mend për dialogun që zhvillohet dhe mjerisht në dialog Serbia sjellet sikur se me qenë victim e luftës e jo si aggressor dhe ekzekutor i krimeve. E gjith kjo ndodhë për shkak të joprofesionalitetit në veprimtarin e pushtetit ose në pyetje janë interesat e ndryshme individuale apo klanore.

Krejt kjo çka ndodhë ose nuk ndodhë nuk e ka merituar populli kosovar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...