Lavdi të qoftë Festim Lato

Opinione

Lavdi të qoftë Festim Lato

Nga: Shpend Salihu Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:19
Shpend Salihu

Gjatë historisë sonë, shumë atdhetarë dhe patriotë të devotshëm të çështjes kombëtare, u eliminuan në mënyra të ndryshme nga   qarqe të ndryshme anti-shqipëtare në Ballkan dhe diasporë. Tendencat ruso-serbe, greke etj janë që të fusin frikë, pasiguri dhe panikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e diasporë. Tendenca e tyre është që të dezorganizojnë diasporën, të fusin përçarje dhe të shkatërrojnë financat me të cilat diaspora jonë disponon. Është mëse evidente se duke iu falënderuar një pjese të diasporës shumë mjete financiare janë dhënë për luftën e UÇK-së, UÇPMB-së, etj.

Diaspora jonë arriti përmes globimit, avokimit dhe agjitimit financiar të përfitojë shumë zyrtarë të lartë në SHBA dhe Europë. Këto veprime strategjike të diasporës sonë i irrituan qarqet serbo, ruse, greke dhe shumë qarqe tjera anti-shqipëtare anembanë botës. Vrasjet e Jusuf, dhe Bardh Gërvallës, Kadri Zekës humbja enigmatike e të madhit Ukshin Hoti eliminimi fizik i Festim Lato i cili ishte një ish-punëtor i CIA dhe i cili tërë kontributin, devotshmërinë dhe angazhimin ia përkushtoi jo vetëm çështjes ÇAME por edhe çështjes shqipëtare në Ballkan janë një humbje e madhe për Shqipëtarët anembanë botës.

Gjatë tërë historisë tonë tradhtitë dhe pusitë ekzistonin, jam mëse i bindur se sigurimi grek nuk do munde ta gjente dhe eliminonte Festim Lato, pa informacionet e Shqipëtarëve të shitur. Ne si komb dhe si diasporë duhet të mobilizohemi rreth kauzës sonë kombëtare, duhet të i lëmë teket, inatet, dhe kapriçet personale deri tek pikësynimi final bashkimi i trojeve Shqipëtare. Qarqet anti-shqipëtare që veprojnë në Ballkan, Europë e gjetiu kanë tendenca ti përçajnë Shqipëtarët, të iu shkatërrojnë financat dhe të përfitojnë troje Shqipëtare në Ballkan.

Duhet të vetëdijësohet opinioni publik që bregdeti Shqipëtar nuk është në shitje as tek Grekët, as tek Italianët dhe se tokat tona në Preshevë, në Mal të Zi dhe në Çameri kanë qenë janë dhe do rikthehen sërish tek ne. Padrejtësitë që na janë bërë nga qarqet e ndryshme anti-shqipëtare dhe nga Europa duhet të riparohen. Me ose pa vullnetin e Brukselit, me ndihmën dhe përkrahjen e fuqishme të aleatit tonë më të madh SHBA, Shqipëtarët duhet të mobilizohen së pari në aspekt taktik dhe operativ me strategji të qarta për zgjidhjen e problemit shqipëtar në Ballkan, duke mos iu lënë hapësirë qarqeve anti-shqipëtare të na ndajnë dhe copëtojnë trojet tona, mjaft më me asimilimin e Shqipëtarëve në Preshevë, në Çamëri, në Turqi jemi popull që jemi të lashtë dhe themelues të kulturave dhe vlerave civilizuese Europiane, nuk mund të lejojmë copëtimin e Shqipëtarëve dhe asimilimin e tyre.

Vrasja e zt Festim Lato më preku mua shumë edhe pse se njihja personalisht por është obligim i Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës që atdhetarët si Festim Lato të mbrohen nga qarqet e caktuara anti- shqipëtare. Ato qarqe harrojnë se Shqipëtarët historikisht kanë patur dhe do të kenë atdhetarë dhe se mund të na vrasin por do vijnë breza tjerë që do ta vazhdojnë rrugën e Isa Boletinit, Ukshin Hotit, Ali Hadrit, Festim Latos etj. I lehtë të qoftë dheu Festim Lato se burrat si ti dhe si veprimtarët tjerë dhe idealet e juaja nuk do shuhen por do i vazhdojnë brezat që vijnë. Lavdi të qoftë o trim i Shqipëtarisë, se gjaku yt nuk do humbet, do vijë dita kur me kanun do veprojmë dhëmbë për dhëmbë e sy për sy do e marrim gjakun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat