Kadri Veseli nuk ka të drejtë kushtetuese e as mandat të propozoj kandidat për Kryeministër të Kosovës

Opinione

Kadri Veseli nuk ka të drejtë kushtetuese e as mandat të propozoj kandidat për Kryeministër të Kosovës

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 24 korrik 2019 Në ora: 23:47
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit nuk mund të propozoj kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës pas shkarkimit të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj. Këtë gjë mund ta bëj vetëmse Presidenti i Republikës në rastin konkret Hashim Thaçi.

Republika e Kosovës është shtet me sistem parlamentar të qeverisjes në këtë sistem pushtetet duhet të jenë të ndara në mënyre fleksibile. Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë, as obligim kushtetues por as mandat që të propozoj Kandidat pë Kryeministër, por këtë të drejtë dhe obligim e ka Presidenti i Republikës. Pse Kadri Veseli nuk mund të propozoj Kandidat për Kryeministër sepse duhet të eliminohet mundësia për ndikim dhe përzierje në vendimet dhe punët e Kryeministrit të Qeverisë sepse ai që propozon ai ka mundësi edhe të ndikoj mbi punët e njeriut të cilin e propozon.

Kuvendi mund ta votoj apo ti jap mbështetje Kandidaturës së Kryeministrit apo përbërjes së Kabinetit Qeveritar të propozuar nga kandidati për Kryeministër apo mandatari. Qeveria duhet ta gëzoj mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës por Kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë në rolin e mandatorit. Kuvendi mund të ushtroj kontroll mbi punën e Kryeministrit apo edhe të Ministrave të tjerë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit përmes dy instrumenteve kushtetuese dhe juridike. të kontrollit dne atë nën një përmes pyetjeve të deputetëve dhe nën dy përmes imterpelancës por përjashtohet mundësia dhe dëshira për ndikim në aktivitetet dhe vendimet e Qeverisë.

Ndërsa në rast se Kryeministri dorëhiqet apo Qeveria është në dorëheqje kjo situatë tejkalohet përmes sjelljes së vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja e të jashtëzakonshme. Se pse nuk bëhet kjo apo nuk zgjidhet ky varijantë për tejkalimin e vakumit institucional ekzekutiv këtë e dinë vetëm së Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe Presidenti i Republikës Hashim Thaçi i cili sa më shpejtë duhet të konvenoj takim liderësh për tu marrë vesh për me liderët e partive politike për shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për detajet e tjera rreth mbajtjes së zgjedhjeve. Tani radhën e ka Presidenti i Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat