Demonstratat e vitit 1968 – u cilsua zgjim kombëtar, por kush ishin truri i kësaj trupe atdhetare?!

Opinione

Demonstratat e vitit 1968 – u cilsua zgjim kombëtar, por kush ishin truri i kësaj trupe atdhetare?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:30
Ragip Guraziu

Rrahman Zeqiraj sqaron kështu; Një pjesë nga libri demonstratat e studenve të vitit 1968 në Prishtinë është kështu:  Trurin e kësaj trupe të shëndoshë e atdhetare e përbënin profesoret; Ali Hadri, Anton Çeta , Gazmend Zajmi , Idriz Ajeti , Rexhep Qosja, Halil Turku , Ejup Hamiti , Dervish Rozhaja , Bardhyl Çaushi , Gazmend Zajmi , Sokol Dobroshi , Sami Peja , Demush Shala , Fehmi Agani , Hasan Mekuli , Muhamet Mehmeti , Izet Pllana e shumë të tjerë .Poetët eshkrimtarë ; Esat Mekuli , Rexhep Hoxha , Tajar Hatipi , Azem Shkreli , etj.Studentet ; Abdyl Rama , Abdyl Kadolli , Daut Demaku , Beqir Musliu , Akif Bajrami , Agim Vinca, Milaim Berisha , Gani Kyqyku ,Hivzi Islami , Rrahman Zeqiraj etj. Sipas këtij të fundit,nga komuna e Therandës,tani po na dalin këta emra; Amdyl Rama,Ambdyl Kadolli, Gani Kyqyku dhe Rrahman Zeqiraj.

Kam lexuar diku  këtë tekstë ku thuhet; "Historia fillon me ne", - thonë pushtetarët aktual, mburracakë e hiçër, të Kosovës. Ata kanë uzurpuar, veç gjithëçka tjetër, edhe mediat. Asnjë medium, viziv apo shkrimor, nuk mori pjesë, për ta pasqyruar një ngjarje shumë domthënëse, siç ishte Akademia solemne, në përkujtim të demonstratave të vitit 1968 në Pejë, edhe pse pjesëmarrja ishte numerike. Kjo heshtje na kujton Tiranën zyrtare të asaj kohe, kur Hoxha i Tiranës dakorduan me Hoxhën e Prishtinës, për t`i heshtur demonstratat e vitit 1968, në të gjithë Kosovën, për të mos e lënduar Jugsllavinë e Titos!

Që do të thotë....

Autori i këtij shkrimi nëpërmes internetit dhe bazuar nga raportet e këtyre demonstratave në fjalë,nga të gjithat komunat e Kosovës,më interesantë është se kush ja nisi i pari sesa rëndësia e këtyre demonstratave të vitit 1968.

THuhet kështu; ''Ndonëse pushtetarët e tanishëm, nuk ishin pjesë e demonstratave të vitit 1968-të, i heshtën, sepse ata nuk pranojnë asnjë veprimtari kombëtare, kur ato nuk lidhën me emrat e tyre.

Plenumi i 4-të i LKJ-së, goditja e lobit serb, të kryesuar nga Aleksandër Rankoviçi, sheshoi krimet makabre, sidomos të pas LDB-e. Aksioni i mbledhjes të armëve, i dimrit të viteve 1955-56, kulmon me terrorin mbi shqiptarët, që kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve, me anën e terrorizimit, frikësimit të një populli të tërë.

"Zullumi këputët prej së trashi",- thotë populli. Dhe, ashtu ndodhi. Një popull me shekuj robërie, trimërinë e ka të vonuar. Megjithatë, vajzat dhe djemtë e Kosovës e ndjenë nevojën e zgjimit, të organizimit. Pra, "ka ardhur koha me dalë nga çubat, nga jeta ilegale, e cila u kushtojë shumë veprimtarëve të çështjes kombëtare", - siç thoshte në vitin 1997 maturanti Ibrahim Rugova.

Demonstratat e 1968, krenari kombëtare

Në tetorin e vitit 1968-të, vajzat dhe djemtë e Dukagjinit, sollën risinë e shekullit, zgjimin kombëtar.

Shoqata e të burgosurëve politikë të Kosovës, organizoi Akademi solemne, në kujtim të demonstratave të 19 tetorit 1968, në qytetin e Pejës. Akademia u mbajt nën patronazhin e kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxherit, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe, në mes tjerash, tha: "Demonstratat e shkollarëve të mesëm dhe të studentëve të vitit 1968, ishin hapat e parë për themelimin e shtetit të Kosovës. Është dashur një sakrificë gjysmëshekullore, për ta realizuar ëndrrën fisnike të shumë brezave shqiptarë".

Kryetari i Shoqatës të Burgosurëve Politikë, Hydajet Hyseni, në fjalën e tij, ndër të tjera, foli për lëvizjet revolucionare, që nga Martin Luter Kingu, Çe Gevara, Xhon Kenedi dhe deri tek demonstratat në Kosovë. Hydajeti na kujtoi letrën e tij, me bashkautorësi Zija Shemsiun, të cilit ia vulosi jetën, në një çeli, birucë, vetmi të pushtuesit. Edhepse, atëbotë, Hydajeti student, letra ishte akademike, e rrallë në formë e përmbajtje.

Sipas zotëri Hysenit, demonstratat e vitit 1968, vinin si një rilindje e vonuar. Synimet kah pavarësia, flisnin parullat e hedhura përgjatë demonstrimit, si "Kosova Republikë, "Kushtetutë, Vetëvendosje", ishte një fillim i ri. Ai kujtoi me nderim e respekt plejadën e veprimtarëve atdhetarë të hershëm, të cilët frymëzuan brezat shqiptarë të më vonshëm.

Sivjet mbushen 50 vjet nga demonstratat e vjeshtës së vitit 1968, kur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hodhën kërkesat për flamurin e lirë kombëtar, Kosovën Republikë, për kushtetutë dhe vetëvendosje në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, duke u përballur me regjimin e rreptë policor në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këto protesta shënuan një ngjarje të rëndësishme historike të përpjekjes së rinisë dhe të tërë popullit shqiptar për liri, pavarësi e bashkim kombëtar, ashtu siç ishte e tërë Lëvizja Kombëtare Shqiptare që nga viti 1912 e deri në Luftën fitimtare të UCK-së 1997-2001.

SI U ORGANIZAUN DEMONSTRATAT NE PRIZREN DHE  THERANDË,NGA VIJEN  Rrahman Zeqiraj dhe autori i shkrimit

Protestat filluan gjatë tetorit në Rrafshin e Dukagjinit, të organizuara nga grupi i studentëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike (SHLP) në Prizren. Pas Prizrenit dhe Therandës, protestave iu u bashkua edhe Peja me rrethina më 19 tetor 1968. Demonstrata disaorëshe, ndër më të mëdhatë në atë kohë, filloi nga shkolla e dikurshme normale “Ali Kelmendi” në Arbneshë (Ish-Vitomiricë), prej nga kolona me flamuj kombëtarë vazhdoi rrugën në drejtim të gjimnazit “11 Maji” ku organet e pushtetit të Pejës u përpoqën ta ndalnin. Në sheshin afër komunës, para disa mijëra të pranishmëve, u lexuan kërkesat, krahas brohoritjeve shumë të gjata për flamurin kombëtar, për Kosovën Republikë dhe për vetëvendosje në viset shiptare nën pushtimin jugosllav. Organet e sigurimit dy herë tentuan për marrjen e flamurit me dhunë por nuk patën sukses. Flamuri u vendos në mbrëmje në pikën e nisjes, në Arbneshë, në ndërtesën e Shkollës Normale. Gjatë nëntorit u organizuan protesta edhe në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Besianë e Gjilan. Pika kulmore ishte demonstrata e 27 nëntorit në Prishtinë, në të cilën pati të vrarë dhe shumë të plagosur. Demonstrata të ngjashme u bënë edhe në dhjetor në Tetovë, kurse në korrik të vitit 1969 edhe në Ulqin.

Demonstratat e vitit 1968, 50-vjetorin e të cilave shënojmë sivjet (2018), me plot të drejtë mund të quhen historike, sepse pas atyre ditëve të lavdishme koha filloi të llogaritej në “Kohën para demonstratave” dhe në “Kohën pas demonstrave”.

Pesëdhjetë vjet më parë unë isha në mesin e protestuesve që vërshuan rrugët anekënd Kosovës për t’i thënë “Mjaft”pushtuesit serb. Protestat u organizuan dhe u zhvilluan në rrethana jashtëzakonisht të vështira në kohën kur regjimi komunist ende vazhdonte trysninë dhe kërcënimet kundër popullit, duke ngulfatur e pamundësuar çdo aspirate liridashëse të shqiptarëve. Mirëpo populli ynë nuk pranoi t’i nënshtrohej pushtuesit sllav dhe nuk u zbraps nga rruga e drejtë.

Protestat e vitit 1968 dëshmuan homogjenitetin, unitetin dhe pjekurinë tonë si popull për t’i mbrojtur interesat tona kombëtare. Ato u bënë front i rezistencës së masave të gjera kundër pushtuesit jugosllav. Demonstratat dhanë kushtrimin për avancimin e statusit politik e juridik të Kosovës në nivel kombëtar dhe shtruan kërkesën e barazimit të këtij statusi me atë të kombeve dhe kombësitë e tjera në Jugosllavinë e atëhershme.

Demonstratat shkundën themelet e Beogradit dhe tërhoqën vëmendjen  dhe sytë e botës demokratike nga ne, duke aktualizuar kërkesat tona. Ato çorrën maskën e një sistemi të rremë, shtypës e diskriminues dhe i dëshmuan botës së qytetëruar e demokratike se në Kosovë kishte lëshuar shtat një brez që ishte i aftë të mobilizohet e të luftonte për interesat kombëtare shqiptare.

Ndonëse u shtypën brutalisht , demonstratat ishin të suksesshme sepse në vitet që pasuan ne siguruam të paktën disa të drejta në lëmin e arsimit e të kulturës, si themelimin e universitetit të parë në gjuhën shqipe në Kosovë, të drejtën për të përdorur flamurin tonë kombëtar, shpalljen e gjuhës së njësuar dhe në fund edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 1974. Mirëpo fatkeqësisht u dëshmua edhe një herë se mbetej shumë për t’u bërë për të fituar të drejtat e njëmendëta politike.

Parë në retrospektivë, demonstratat e vitit 1968 shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë. Ato simbolizojnë zanafillën e kërkesave tona madhore e të drejta, të cilat pas 30 vjet vuajtjesh, sakrificash e luftërash përfunduan me realizimin e ëndrrës sonë shekullore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

25 Korrik 2019

Botohet libri “Demonstrata e vitit 1968 në Podujevë, dasmë e madhe në Llap"

Prishtinë, 16 maj - Sapo ka dalë nga shtypi, në botim të Shtëpisë Botuese Libri Shkollor në Prishtinë, libri “Demonstrata e vitit 1968 në Podujevë, dasmë e madhe në Llap”, i autorit Abdullah Nishefci, me redaktor Gani Bajrami e recensues Prof. Dr. Liman Rushiti dhe Prof. Dr. Hakif Bajrami.

Libri është një kronikë historike me dëshmi të shumta për kohën dhe rrethanat e përfshirjes të trevës së Llapit në përgatitjen dhe organizimin e një demonstrate në Podujevë, në kuadër të demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, me të cilin autori Abdullah Nishefci  hedh më shumë dritë për një lëvizje kombëtare të asaj kohe, pjesë e së cilës ishte edhe Grupi i Llapit që organizoi demonstratën e vitit 1968 në Podujevë dhe pjesëmarrjen e llapjanëve në demonstratën në Prishtinë.

Libri i Abdullah Nishefcit, siç vlerësojnë edhe recensuesit, është një studim që hap horizonte të reja për një analizë dubioze shkencore eksplikative, pra jo analizë dhe shkrimësi si deri më tash: si ka ndodhur demonstrata `68, kur ka ndodhur, ku kemi qenë si persona, çfarë roli kemi luajtur, çka kemi parë etj, por pse ka ndodhur dhe kah është dashur të shkojmë, të rreshtohemi dhe a e kemi bërë rrugën e drejtë, me kohë dhe si duhet.

Fjala e redaktorit

Një kronikë historike mbi demonstratën në Podujevë më 27 nëntor 1968

Në librin me titull “Demonstrata e vitit 1968 në Podujevë, dasmë e madhe në llap” autori Abdullah Nishefci i ka përmbledhur zhvillimet shoqërore-politike të viteve ‘50 e ‘60 të shekullit XX me theks të veçantë ato të viteve 1968-1969, kur u zhvilluan demonstratat e vitit 1968 dhe shumë procese pas tyre në gjithë Kosovën, pra edhe në trevën e Llapit. 

 Libri me të drejtë cilësohet si një kronikë historike, një vepër fotografike për zhvillimet e kohës. Autori ka hedhur dritë mbi atë periudhë, duke u bazuar në dokumentet që i posedon dhe në kujtimet nga veprimtaria e tij në Grupin e Llapit, i cili organizoi demonstratën e vitit 1968 në Podujevë dhe pjesëmarrjen e llapjanëve në demonstratën në Prishtinë.

Libri i kushtohet vetëm një periudhe të shkurtër historike që përmbledh ngjarjet e vrullshme të vitit 1968 që kulmuan me demonstratat e nëntorit në Kosovë dhe konkretisht në Llap, të cilat me të drejtë vlerësohen si zë i fortë kundërshtues i shqiptarëve dhe si pikënisje e prosperitetit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, mirëpo aty gërshetohen edhe shumë ngjarje e personalitete të viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar.

Një pjesë e ngjarjeve të kohës, të cilat trajtohen në librin e Nishefcit, janë dokumentare, ku autori ishte vetë pjesëmarrës i atyre zhvillimeve dhe proceseve, ndërsa një pjesë vijnë si kujtime të tij dhe të bashkëveprimtarëve. Pra, ky libër, në rend të parë është një kronikë autentike rrëfimi dhe ditari, si dhe një formë personale e meditimit krijues që lidhet me të kaluarën e afërt të Kosovës së fundshekullit XX. 

 

Autori, duke qenë edhe vet vrojtues-protagonist, njëkohësisht dëshmitar dhe shënues autentik i rrethanave nëpër të cilat u detyrua të kalojë Kosova, bën përpjekje të na i prezantojë me kujdes dhe me përkushtim përpjekjet titanike të popullit shqiptar në Kosovë për liri dhe pavarësi.

Libri, duke u shtrirë kryesisht në vitet ’50 e ’60 të shekullit njëzet, mund të merret edhe si një kronikë e ngjarjeve të përjetuara të autorit, i cili përshkruan dhe spikatë disa aspekte të veprimtarisë ilegale, pjesë e të cilës ishte edhe ai, dënimet dhe burgosjet politike, angazhimin e përkushtuar me detyra specifike, kontributin në luftën çlirimtare etj.

Ky libër shpërfaq një pjesë të lëvizjes ilegale në rrethin e Llapit, pasqyron ndjekjet e vazhdueshme të rinisë sonë nga regjimi, paraqet burgosjet e pareshtura, duke na njohur edhe me shumë protagonistë, me veprimtarë të devotshëm e të përkushtuar të çështjes kombëtare, disa prej të cilëve sot janë dëshmorë të kombit.

Këtë sintezë hapësire dhe kohe autori e realizon përmes një kronike historike, të artikuluar përmes tre kapitujve të rëndësishëm të librit, të cilët janë të ndarë veç e veç por që kanë një të përbashkët e ajo është veprimtaria në ilegalitet si kundërvënie regjimit pushtues jugosllav.

Një nga kapitujt e veçantë është ai që flet për atë se çka i parapriu dhe si u organizua demonstrata e 27 nëntorit 1968 në Podujevë, ku pasqyrohet zanafilla e Grupit të Llapit , që ishte bërthama kryesore e organizimit të demonstratës, në ballë të së cilës ishin gjimnazistët dhe e cila u duk si një dasmë e madhe llapjane. Në këtë kapitull zënë vend edhe vlerësimet që pushteti ia bëri demonstratës, duke e quajtur armiqësore, si dhe ndëshkimet e rënda që pasuan për  organizatorët me nga disa vite burg.

Dëshmi dhe të dhëna të shumta për veprimtarinë ilegale në Llap gjenden edhe në kapitullin me kujtime për frymëzuesit, shokët e grupit dhe kundërshtarët. Këtu autori hedh dritë në veprimtarinë e disa personaliteteve të njohura të trevës së Llapit dhe pasqyron ngjarje të shumta, të cilat plotësojnë hapësirat e historisë dhe ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës sonë historike.

Nuk do ta teproj nëse them se ky libër është një kronikë historike, e cila nuk është plotësisht e liruar nga një shpalim shpirtëror jo vetëm i ngjarjeve, por edhe i prapaskenave dhe skenave të atyre ngjarjeve, nga këndvështrimi i autorit si pjesëmarrës aktiv në to. Nëse aty-këtu autori përshkruan situata që i përjeton shpirtërisht dhe emocionalisht, kjo qasje mendoj se nuk e zbeh fare rëndësinë e librit, përkundrazi e bën më të lexuar dhe më të fortë në drejtim të ruajtjes së kujtesës sonë historike.

Pra që nga fillimi deri në fund në libër haset zëri i vetë autorit si një narracion për lexuesin që e mban me shpjegimet konkrete, si shpjegues i atypëratyshëm dhe si vlerësues i çastit dhe rrjedhës së mëvonshme. Ky zë i autorit në asnjë rast nuk është refuzues për lexuesin, sepse nuk është një zë imponues e as një zë që nga pikëpamja e sotshme dëshiron t’i ndreqë apo t’i retushojë ngjarjet.

Gjithashtu duhet theksuar se me ngjarjet dhe zhvillimet që trajtohen në këtë libër autori nuk mëton të paraqitet si historian, por thjesht ofron të dhëna të bollshme me argumentet që posedon për kohën e vrazhdë që ka kaluar populli shqiptar në Kosovë nën terrorin serb në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar, me theks të veçantë në demonstratat e nëntorit të vitit 1968.

Bazuar në modelin e të shkruarit, si dhe në strukturën rrëfyese, lexuesi ka përpara vetës kronikën origjinale që kujton dhe shënon një përudhë nga kohët e vështira nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar i Kosovës.

Ky libër me dëshmi e kujtime nga ajo kohë mund të konsiderohet një kontribut i rëndësishëm i autorit për pasqyrimin e atyre ngjarjeve tejet të rëndësishme. Mirëpo, ky libër mund të merret edhe si produkt i rrugëtimit jetësor të autorit, i peshës së kohës në të cilën jetoi në atdheun e robëruar, i përjetimeve në robëri, por edhe i pikëpamjeve për zhvillimet historike, politike, kulturore e shoqërore të atdheut sidomos në vitet ’50 e 60’ të shekullit XX, por edhe më vonë. 

Duke lexuar këtë libër në të cilin ka rrëfime e kujtime të ndryshme, fitohet përshtypja se ato, në një mënyrë gati të pandashme, i lidh atdhedashuria dhe gjakimi për liri e pavarësi të Kosovës.

Prandaj, lexuesi, nëpër faqet e librit, e has gjendjen shpirtërore të autorit dhe përjetimet e tij jetësore, por edhe praninë e dy përkufizimeve të përmendura më lart, atdhedashurinë dhe lirinë si gjakim.

Duke lexuar këtë libër nuk është vështirë të nxirret edhe përfundimi se autori Abdullah Nishefci ishte një zë kundërshtues i një periudhe të rëndë të jetës së tij dhe popullit shqiptar të Kosovës, duke mos e kursyer vetën në asnjë moment, ndonëse është i bindur se ai personalisht u kursye nga të tjerët, madje edhe nga ata kundër të cilëve ishte me tërë qenien.

Gani Bajrami

Mendimi i recensuesve

 

Demonstratat antijugosllave të 68-shit që paralajmëruan pavarësinë e Kosovës

(Pjesë nga një recension më i gjatë i Prof. Dr. Hakif Bajramit dhe Prof. Dr. Liman Rushitit për librin e Abdullah Nishefcit, “Demonstrata e vitit 1968 në Podujevë, dasmë e madhe në Llap”)

Viti 1968 ishte plot kthesa, duke filluar nga intervenimi rus në Çekosllovaki (1968), dalja e Shqipërisë de jure nga Pakti i Varshavës, demonstratat masive kundër pushtetit në Beograd  dhe demonstratat patriotike shqiptare në Kosovë në nëntor 1968, të cilat tërë çështjen e “mollës së ndaluar”  e kthyen në pikën, prej kah ishte nisë rrugëtimi i shkatërrimit të famës së shtetit të “mos inkuadruar” që quhej Jugosllavi.

Demonstratat  patriotike shqiptare të 27 nëntorit  1968 në Kosovë, ndonëse ende nuk janë studiuar nga këndi domethënës si ngjarje me renome botërore dhe nga këndi i filozofisë së historisë, ato ishin ngjarje me renome botërore. Aso kohe Jugosllavia socialiste kishte arritur të avancohet në lider të Botës së Tretë, dhe në atë shoqëri, dëshiruam apo jo, J. B. Tito, e kishte rolin e prijësit. Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, sot u mbajt Akademi solemne, kushtuar demonstratave të para të vitit 1968 në Suharekë, me çrast u ngrit flamuri kombtar në mes të qytetit. Kryetari Muharremaj, në fjalën e rastit në mes tjerash ka shtuar se:”Ajo që ndodhi me 6 tetor të vitit 1968 në Prizren, nuk do ta lente të qetë Suharekën dhe me 8 tetor 1968 Suhareka e bëri historinë... dhe kjo nga përspektiva e sotme nuk është pak, është mbresëlënëse. Gadishmëria popullore dhe organizimi i atdhetarëve tregon momentin historik, i cili nuk harrohet nga ne asnjëherë” Kryetari Muharremaj më pas ka shtuar se “ ne si institucione po organizohemi çdo ditë e më tepër, ta ndërtojmë themelin e një organizimi shtetëror i cili punon në edukimin e brezave dhe zhvillimin e vendit”. Me fjalë rasti janë paraqitur dis folës në mes tyre edhe Selatin Novosella, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik të Kosovës, pastaj Ukë Thaçi, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politik dega në Suharekë. Gjatë Akademisë solemne për organizatorët e protestës dhe veprimtarë të çështjës kombëtare janë ndarë mirënjohje. Mirënjohje iu nda Haxhi Bajraktarit ( pas vdekjës) edhe nga Komuna e Prizrenit. Kurse pas Akademisë në vendin ku është ngritur flamuri kombëtarë, te pllaka përkujtuese janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë homazhe.

Demonstrata në Therandë

 Të martën, më 8 tetor 1968, nxënësit e Shkollës Normale ishin të rreshtuar para derës së shkollës. Nxënësi më i rritshëm dhe më i zhvilluar, Osman Gega, nga Studençani, u caktua të bartë flamurin kombëtar në ballë të demonstruesve. Kolona me nxënës dhe me arsimtarë u drejtua për në rrugën kryesore të qytetit. Theranda gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e rrethinës, në ditën e tregut. Pa u hamendur fare, pothuaj të gjithë iu bashkëngjitën normalistëve dhe brohoritën parullat "Republikë - Kushtetutë!". Për disa orë, demonstruesit marshuan në rrugën kryesore të Therandës duke kënduar pandërprerë këngë për flamurin. Më në fund demonstruesit në qendër të qytetit në një shtyllë të lartë të elektrike ngritën flamurin Kombëtar. Duke parë se situata po dilte nga kontrolli dhe numri i demonstruesve po shtohej edhe më tutje, policia do të tentojë të rrëmbejë flamurin kombëtar nga shtylla ku ishte vendosur. Në këtë punë, policia do të ndihmohej edhe nga bashkëpunëtorët e UDB’së nga radhët e shqiptarëve. Por, aty pranë flamurit ishte formuar një rreth i burrave të vendosur që assesi nuk lejonte policinë të largonte flamurin nga shtylla ku ishte vendosur. Si në një roje nderi, flamurin e mbronin: Miftar Bajraktari, Veli Gashi me tre djemtë e vet, Nezir Gashi, Rrahman Kryeziu, etj. Ata, me trupat e tyre, e kishin mbështjellë vendin ku valonte flamuri ynë kombëtar. Pas një kohe të qëndrimit të demonstruesve në qendër të qytetit, ata, me flamur në ballë të kolonës, përsëri vazhduan të defilojnë nëpër rrugët e Therandës, e cila tashmë ishte nën kontrollin e demonstruesve. Ndonëse ishte gatishmëria e qytetarëve që të demonstrohej edhe më tutje, megjithatë, organizatorët e demonstratës vendosën që demonstruesit të shpërndaheshin. Ata ishin të bindur se, në këtë mënyrë, ishte shprehur publikisht dëshira dhe vullneti i shqiptarëve të Therandës, si edhe të tërë Kosovës, që të njihej statusi i Republikës së Kosovës, të lejohej përdorimi i lirë i simboleve kombëtare shqiptare, të hapej Universiteti i Prishtinës, etj.

 Një demonstratë e ngjashme me këto kërkesa, do të organizohet edhe në Therandë (ish’Suharekë). Pjesëmarrësit aktivë dhe organizatorët e demonstratës së Prizrenit: Isa Demaj, Haxhi Bajraktari dhe Isa Morina, vendosën që në Therandë të mbahet demonstratë më 8 tetor 1968, pikërisht në ditën e martë, kur ishte ditë tregu në këtë qytet. Përgjegjësinë për organizimin e demonstratës, u vendos ta ketë Haxhi Bajraktari, mësues në shkollën fillore të fshatit Nishor. Ndonëse në vitin 1968, në Therandë, funksiononte paralelja e ndarë e Shkollës Normale të Prizrenit ku përgjegjës i kësaj shkolle ishte Isak Bajraktari, Haxhi Bajraktari me Isakun u morën vesh që në mesditën e 8 tetorit, të gjithë nxënësit të dilnin të organizuar në demonstratë. U vendos që në demonstratë të brohoriteshin parullat: "Kushtetutë - Republikë!", "Duam Universitetin e Prishtinës!" dhe "Rroftë flamuri!". Po ashtu, u vendos që flamurin ta përgatiste Haxhi Bajraktari. Ky atdhetar i ri do ta vizatojë me përkushtim të madh, me tush, shqiponjën në pëlhurën e kuqe gjatë tërë natës, duke ia mbajtur llambën e vajgurit mbi kokë për t`i bërë dritë e motra Fatimja.

Rrahman Zeqiraj sqaron kështu; Një pjesë nga libri demonstratat e studenve të vitit 1968 në Prishtinë është kështu:  Trurin e kësaj trupe të shëndoshë e atdhetare e përbënin profesoret; Ali Hadri, Anton Çeta , Gazmend Zajmi , Idriz Ajeti , Rexhep Qosja, Halil Turku , Ejup Hamiti , Dervish Rozhaja , Bardhyl Çaushi , Gazmend Zajmi , Sokol Dobroshi , Sami Peja , Demush Shala , Fehmi Agani , Hasan Mekuli , Muhamet Mehmeti , Izet Pllana e shumë të tjerë .Poetët eshkrimtarë ; Esat Mekuli , Rexhep Hoxha , Tajar Hatipi , Azem Shkreli , etj.Studentet ; Abdyl Rama , Abdyl Kadolli , Daut Demaku , Beqir Musliu , Akif Bajrami , Agim Vinca, Milaim Berisha , Gani Kyqyku ,Hivzi Islami , Rrahman Zeqiraj etj. Sipas këtij të fundit,nga komuna e Therandës,tani po na dalin këta emra; Amdyl Rama,Ambdyl Kadolli, Gani Kyqyku dhe Rrahman Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat