Momenti, më në fund për sovranin - Bota Sot
Momenti, më në fund për sovranin

Opinione

Momenti, më në fund për sovranin

Nga: Hafiz Shala Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:35
Hafiz Shala

Parlamenti, së pari herë praktikisht e shprehu kënaqësinë e sovranit pas shpërndarjes përmes duartrokitjeve që do të thotë në një mënyrë: shkofshit e mos u kthefshit mu sikur çabexhinjeve kur nisën për në haxh.

Ky legjislacion do të mbahet mend që dy herë ishte komplet sipas numrit të pjesëmarrësve. Kur u zgjodhën për të dhënë betimin dhe kur u tubuan për t’u shpërndarë.

Ky legjislacion ashtu si edhe komplet udhëheqja shtetërore si pjellë e tij, nuk arriti që as për së afërmi t’i plotësojë detyrat si organ legjislativ, i cili asnjëherë nuk ishte i përkushtuar që qytetarit t’i ofrojë një regulativë që ta mbrojë atë posaçërisht kur bëhet fjalë për sigurinë, drejtësinë dhë demokracinë.

Tani, ish deputeti Avdullah Hoti (mirë bëri që nuk heshti ani pse pushtetarëve apo koalicionit PANA nuk i pëlqeu dhe deshi ta përfundojë turpin në heshtje), në pika të shkurtëra paraqiti pasqyrën e tyre kriminalo- hajdute, të cilët e kthyen Kosovën një apo më shemë hapa prapa që Qeverisë së ardhshme do t’i duhet punë, mund dhe përgjegjësi që të pastrohet nga të bëmat, të cilat lanë pasoja shumë të rënda në të gjitha aspektet e një shteti normal.

Çdo koalicion, anipse ende preferoj LDK – Vetëvëndosje, pa kushtëzime, por më marrëveshje për hatër të Kosovës, mund të ndodhin por assesi me PDK-në. Qoftë bile edhe me këta të “lindurit e pavakët” siç i kam quajt PSD -në që më tepër janë monedhë për kusurime e që ja kthyen shpinën atij që i ngriti dhe i bëri t’i njeh dikush dhe mëgjithatë nuk mundën ta tejkalojnë vetëvetën ashtu siç janë.

Që nga dita e sotit mund dh duhet patjetër të vijnë ditët më të mira duke e patur besimin te sovrani- populli se u bind në atë që u vuan në lajthitje nga shumë parti e partiak, njerëz pakurrizor e servil, hajdut e kriminel të veshur në lëkurat e qengjit nga ajo e ujkut, dhelpërës dhe ariut, tani, ia, dolën në sipërfaqe dhe praktikisht e keni të ndarë shapin prej sheqerit.

Çdo gabim në të ardhmen, do të thotë më shumë se budallallëk dhe hipokrizi. Ata që mendoni t’i propozoni për t’iu përfaqësuar, para së t’ua falni votën, kërkoni haptas se mos t’i përsëritin sjelljet e kolegëve të tyre deputetë, ministra, kryeministra deri te i pari i vendit.

Analizojini edhe një herë sjelljet e opozitës, sepse për pozitën pasqyrën e keni të qartë pa kurrfarë dileme dhe qiteni në peshore të barnatores dhe vendosni për t’iu përfaqësuar juve në të gjitha organet e shtetit e posaçërisht në tri shtyllat kryesore: Legjslativi, Ekzekutivi dhe Gjyqësori.

Fati është në duar tuaja, por edhe përgjegjësia është në duart e juaja. Më, nuk keni kënd ta akuzoni as të ankoheni. Kthejullini, mos heshtni, mos rrini pasiv dhe kyquni në të gjitha proceset që të jeni pjesë e vendosjes dhe jo e spektatorëve pa interesuar.

Mos bini pre e premtimeve, gënjeshtrave dhe ofertave nga ata që po që së votohet i merituari dhe mirë i vlerësuari, kurrë nuk do të vijnë në shprehje që ta përfaqësojnë popullin as në pushtet e as në legjislacion.

Tani ose kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...