Me 13 fshatra dhe e quajtur Krahinë malesh!
E njohur më Krenë dhe Bajraktar luftërash, si dhe Krahinë gazalive!
E njohur si një Mbretëreshë trimërie që nga Çanakalaj e deri në ketë ditë të sodit kur shpërbehet Kuvendi i Kosovës për interesa partish dhe mos-harmonisë.
Rugova në çdo luftë dha e beri si rrallë kushi, djemtë e saja ishin pjesë e vendimeve historike dhe politike, që nga pavarësia e Shqipërisë e deri te e Kosovës!
Këta burra Rugove dijten të flijohen për atdhe duke u kallë në Kulla baroti e deri tek rënia e tyre në fronte lufte!
Bijat e saja Bikë Alija dhe Kaj Galja luftuan krah për krah më vëllezër duke e mbrojtur dinjitetin e vetë dhe të kombit.
Këta ishin Rugovasit, të cilët në çdo luftë ishin pjesëmarrës dhe nga lufta dhe fitoret u nderuan me tituj të bajraktarëve dhe gazalive, e të cilët ishin nderi i kombit, duke filluar nga vetëflijimi i Zhujë Selmanit e deri tek kjo ditë e sodit, qe Rugovës po i kushton më hile e me tradhti nga pushteti dhe pushtetarët, duke ia nacionalizuar pyjet dhe bjeshkën, si dhe duke bërë tradhti me token dhe varret e saja qe kanë mbetur bjeshkëve dhe maleve.
Duke filluar nga Qafa e Çakorrit e deri tek Mokra dhe Kulla e Zhlepit!
Pra, ky është pushteti që e çmon dhe nderon Rugovën!
Rugova ishte e vetmja Krahinë e Kosovës që kundërshtoj partinë Komuniste të Enver Hoxhes dhe Titos, dhe dihet fare mirë viti 1941/44 , kur Rugova e kundërshton Brigaden Komuniste të Sali Manit që të bie për Rugovë dhe të lëshoj rrënjë kjo parti e keqe.
Me ketë gjë veçohet largpamësia e parisë se Rugovës e cila luftoj dhe e mbrojti kufirin e Çakorrit dhe Mokres më shumë burra e trima!
E çka i premtohet sot Rugovës pos rrenës nga pushteti?
E, çka benë për Rugovën pushteti e pushtetarët tani e 20vjet ?
Po, e zhvendosen atë popull prej 10.000 banorëve dhe mbyllen shkollat dhe ofiqarin, me një ambulancë që ishte ne sistemin monist!
E çka tjetër pos hiles dhe mashtrimit.
Kjo ishte Rugova , e kjo është Rugova!