Politikanët sharlatan që po shkatërrojnë shtetin, po kërkojnë një fillim të ri

Opinione

Politikanët sharlatan që po shkatërrojnë shtetin, po kërkojnë një fillim të ri

Nga: Haki Latifi Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:51
Haki Latifi

Qytetarë të dashtun të vendit tim, Ty ta kanë nevojën, jo se të duan, u duhet lëkura e jote.

Disa politikanë janë ekzaltuar aq shumë këtyre ditëve, sikur ta kishin votën e popullit në xhepin e tyre. Ende pa u shpallur zgjedhjet dhe pa filluar fushata, janë vetëshpallur fitues, por besoj thellë se do të zhgënjehen keq disa prej tyre.

Është e quditshme se si këta politikanë sharlatan, që po shkatërrojnë shtetin, e që ka dhjetra vjet që janë në krye të politikës së dështuar të njëjtit të kërkojnë një fillim të ri. Kjo i bjen sikur vrasësi dhe krimineli të thotë se mos më quani vrasës dhe kriminel se ka kaluar më shumë se një vit që nuk kam kryer krime dhe nuk kam bërë vrasje.

Kurse konvertimi në politikan është fenomen në Kosovë sepse, nga leckamana dhe rebela që ishin dikur tani janë fuqi dhe Milioner...

Shtrohet pyetja: Ku mbeti inteligjenca Kosovare?, ajo sigurisht u infektua nga uria e kohës së Migjenit.

Kurse kufizimi i Kosovës nga Europa Demokratike nuk don koment...

Por Ti populli im i dashtun, ngritu një herë. Ngritu me grushtin tënd të fuqishëm. Ngri dorë mbi ta! Mos i lë të qetë, ndërtesave krenare. Kërko premtimin, kërko fjalën që ta kanë dhënë ! Sepse, Heshtjes tënde, prap i pijnë gjak. Soji i tillë ta zverdhin ballin, ti mbushin trotuaret e qyteteve me silueta të ngurta, dorëzgjatur. Dhe prapë aspirojnë në shpinën tënde. Shushurijnë rreth teje, por Ti ruaju, prap koha e kokrrës po afronë. Ta kanë nevojën, jo se të duan. U duhet lëkura e jote për kolltuk.

Të lëmojnë, të vajtojnë plagët, të premtojnë shërim, sillen vërdallë rreth teje si servilë. Ti e din. Dinakëria nuk shkonë gjatë. Fundin e ka në kurth. Premtimet e pa kryera po përsëriten. Gjuha e fushatave përsëri. Mirë e thua nganjëherë Ti; janë të pa rëndësishëm, fundin e dinë ku e kanë. Sita e jote është e madhe, i zen të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat