Nuk doli asnjë zyrtar qeveritar a opozitar që do të thoshte se shqiptarët janë kombi më i përndjekur dhe më i përsekutuar në Gadishull. Nuk i bënë keq askujt, nuk ia shkelin të drejtat asnjë kombi tjetër e megjithatë ka albanofobi të përbindshme ndaj tyre në Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi e Mal të Zi.
Fatkeqështi shqiptarët s'ka kush t' i mbrojë! Janë si zogjtë e klloçkës, por pa klloçken që do të luftonte me sqep e thonjë për ta. Asnjëherë asnjë zyrtar shqiptar nuk doli të thotë publikisht se në Gadishullin tonë ka albanofobi apo urrejtje të sëmurë ndaj shqiptarëve. Në vend të kësaj ata dalin e gënjejnë pa fije turpi kinse ka islamofobi, thua ti se janë zëdhënës të një miliardë e gjysmë myslimanëve e jo përfaqësues të disa milion shqiptarësh. Këtë gënjeshtër të turpshme e përserisin vazhdimisht e më këmbëngulje prej të krisuri që t'ua bëjnë qefin financuesve islamikë.
Është koha e fundit që pushtetarët e opozitarët shqiptarë në Shqipëri, Dardani, Maqedonj e Mal të Zi të thonë se në Ballkan ka albanofobi, duke e bërë çështje ndërkombëtare, ndërsa mbrojtjen e islamit t'ua lënë Turqisë, Rusisë, shteteve arabe e Serbisë.
Shqiptarët janë evropianët më të rrezikuar nga islami, këtë duhet ta thonë politikanët shqiptarë e jo të shitën për një grusht parash dhe të shkelin mbi interesat e kombit të tyre.